Ish kryeministri Sali Berisha u përpoq ta reduktojë rëndësinë e vizitës se Sekretarit John Kerry, tek muxhahedinët iranianë.
“Ajo që unë kërkoj sot është një gjest nga qeveria që e mbështet edhe opozita që t’i premtohet sekretarit Kerry që të merren që të gjithë muxhahedinët iranianë”, tha Berisha.
Kryeministri Edi Rama qe do jete takimi i pare i Kerryt dhe pas tij lidrri i opozites Lulzim Basha, reagoi menjëherë.
“Sekretari i Shtetit nuk vjen për të kërkuar ato që the ti. Në atë aspekt nuk ka asnjë problem mes nesh dhe SHBA. Është vazhdë e një angazhimi që ne e respektojmë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë për arsye që s’ka nevojë t’i shtjellojmë këtu”, deklaroi kryeministri.
Kryeministri deklaroi se vizita e Sekretarit Kerry ishte e planifikuar një vit më parë, në përmbyllje të turit të tij ballkanik, por u shty në atë kohë për shkak të axhendës së Sekretarit Amerikan të Shtetit.
“Ndryshe nga çfarë propaganduat ju në mënyrën më të paturpshme shqiptarëve, që ai shkoi vizitoi të gjithë rajonin dhe bojkotoi regjimin e oligarkëve të Tiranës, impenjimi ishte i marrë dhe i qartë që vizita do të kryhej në kohën më të përshtatshme në fillim të këtij viti”, tha Rama.