Home KRYESORE Blushi: Rama t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për kriminelët në Parlament

Blushi: Rama t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për kriminelët në Parlament

Mbetet një nga parlamentet më të damkosur në 25 vjet, ku shumë njerëz nuk duhet të ishin aty, që gjykata i konstaton me konflikt interesi dhe me rekorde kriminale, tha pak a shume sot deputeti socialist Ben Blushi. Kjo është deklarata e përsëritur e deputetit socialist Ben Blushi, kundërshtar i Edi Ramës në PS, por formalisht edhe konkurrent i tij per te qene kryetar i Partise Socialiste. Blushi gjithashtu i sugjeroi Ramës t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për këtë përgjegjësi direkte të tij per kriminalizimin e parlamentit. “Partia Socialiste duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për ndotjen e imazhit të parlamentit se ky mbetet një nga parlamentet më të damkosur në 25 vjet, ku shumë njerëz nuk duhet të ishin aty, që gjykata i konstaton me konflikt interesi, me rekorde kriminale, që detyruan BE të kushtëzonte parlamentin me ligj për dekriminalizmin ishin dhe mbeten aty”, tha Blushi.

Share: