Home KRYESORE Bobi dhe XhiXhi (Bobby and Jiji )

Bobi dhe XhiXhi (Bobby and Jiji )

Nga Blerta Haxhiaj

Keni dëgjuar për Bobin dhe Xhixhin? Ata janë njerëz si unë dhe ju, janë njerëz të thjeshtë dhe humane, që sillen vazhdimisht të dëshpëruar për të gjetur kuptimin e qëllimeve të tyre. Bobin mund ta hasim kudo sepse Xhixhi është nën hijen e Bobit! Në momentin që hasim Xhixhin, shohim një krijese të represionuar nga domosdoshmëria për të ekzistuar represioni për ti dhënë kuptim tjetrit, ata të dy janë prototipa – subjekte eunuke të krijuar nga vetë ne, eksperimentë jo-të dështuara por jo të arrirë siç duam.

Bobin mund ta përkrahim për ta zgjedhur president, atë e gjejme në Qeveri, mund të jetë kryeministër, një burrshtetas tipik, atë e gjejmë si polic trafiku, drejtor institucioni, pronar firme, drejtues të rëndësishëm në enklaven fetare, atë mund ta gjejmë edhe shitës ambulan, atë e gjejme edhe duke dhënë mësim …ai është dhe Mjek, pushteti i tij është absolute, jetojmë në domenin e tij, zbatojmë rregullat e tij, ai është në masmedia, ndjekim instruksionet e tij, Bobi na jep rrogën, ndërkohë që XhiXhi ngadalë pëson një “vdekje Sociale” sepse jeton me asistencë Sociale, aq sa i lejon Bobi, e gjitha kjo në sajë të partnerit saj, ajo në heshtje shndërrohet një përbindësh, në një konspiracioniste, merret me kurthe, thashetheme, energjia negative mbizotëron te ajo sepse është nën hijën e Bobit. ( Dhe asaj i ecën puna shumë mirë);

Xhixhi që shkëlqen, ngadalë thjeshtësia e XhiXhit shndërrohet në një kompleksitet të tillë që as Xhixhi nuk mund ti dalë për Zot, ajo përfaqëson diskriminimin gjinor, sëmundjet sociale, sëmundjet biologjikë atë e sulmojnë sepse është më e predistinuar në linjën e parë të frontit – prapa Bobit – mjeshtër të mashtrimit, të dy justifikohen në saje të vërtetës mirëpo kur ndodh mohimi i dyfishtë ata pranojnë që po mashtrojnë përmes mashtrimeve banale dhe të pakuptimta.

Vartësia e këtyre prototipeve të kujton paradigmën e Hegelit, padroni dhe skllavi – domosdoshmëria e njërit ku nuk mund të jetojë pa ekzistencën e tjetrit. Kur ndëshkohet Bobi, Xhixhi e mohon ekzistencën e tij; ndërsa kur ndëshkohet Xhixhi, Bobi nuk e mohon ekzistencën e Xhixhit sepse ajo pothuajse nuk ekziston nga ana Sociale.

Në fillim të takimit të parë ata i japin besnikërinë për lidhshmërinë shpirtërore dhe fizike (ncuk), kjo besnikëri i detyron ata jo të qëndrojnë pozitiv mirëpo të aktrojnë dhe të mos luajnë pastër sepse thika e ngulur pas shpinë nuk i dhemb atij që i është ngulur por ai që e ngul vuan sepse një ditë ai do pësojë të njëjtin fat sikurse ai i rezervon viktimës së përzgjedhur. Partneri i pandashëm në të keq dhe në të mirë është ai, vëzhguesi i pandalshëm ose siç e quan Aristoteli “Levizësi i palëvizshëm” që manovelën e tij, është Xhixhi që e lëvizë dhe raportimet e vazhdueshme.

Humaniteti i tyre ndikon te të ngjajshmit e tyre sepse në atë ndasi ose bëjme pjesë te Bobi ose bëjme pjesë te Xhixhi, një zgjidhje për të zgjedhur, te sundohemi ose të sundojmë, racionaliteti nuk duhet humbur sepse gjendja kaotike na katapulton më shumë situatën, atëhere nuk do të kuptojme se kush cilin sundon, edhe pse kaotizmi ëhstë zgjidhja me e mirë e një problemi për të fituar kohë, sepse në sajë të kohës fiton zgjidhje të reja.

Në 25 vite te plota të demokracisë që kemi mundur ta ushtrojmë atë, Bobi ka ushtruar shumë mirë detyrat e tij si burrë-shtetas në kurriz të Xhixhit, duke krijuar një popull prototip tipik i nënshtuar në sajë të ekonomise cope cope, dhe asaj luftës së famshme të Hobbes “Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve” një mënyrë anarkike e pushtetit për tu ushtruar, sado që tentohet të rivendoset rregulli, sanksionet e reja, presionet e reja XhiXhi refuzon sepse shndërrimi i saj është kompletuar dhe kategorikisht tenton të shmangë këtë pushtet. Më besnikërinë e dhënë ndaj partnerit të saj nënshtrohet dhe ndëshkohet sepse nënshtrimi vjen më ndëshkim. Natyralizmi i zvetnuar i saj nuk jep më produkt të pastër, prandaj duhet pritur deri në stinën tjetër derisa të vijë koha e duhur në vendin e duhur për të marrë produktin e kërkuar.

king_of_the_hillNegativiteti i këtij çifti simpatik konsiston gjithashtu në zhvatjen e informacioneve, vërtetueshmërinë e tyre dhe më keq interpretimin e tyre, Bobi jep informacion – Xhixhi e intërpreton; ndaluni e mendoni pak mbi verifikim e ketyre informacioneve se si mund të ndikojnë tek të tjeret, mirëpo siç thamë më sipër Xhixhi është shndërruar në një përbindësh dhe kjo në sajë të Bobit.

Ndërsa ju individë mund të vendosni se ku të bëni pjesë a dëshironi të jeni Bobi apo Xhixhi! – ndërkohë që mund ti ofroni vetes një alternativë të re duke krijuar një personalitet të ri, të pastër dhe të zhdërvjellët ku të mbizotërojë Meritokracia .

Share: