Home KRYESORE Byro apo Agjensi Kombëtare e Hetimit

Byro apo Agjensi Kombëtare e Hetimit

Nga Artur Roshi*

Dje Qeveria Shqiptare miratoi projekt ligjin për krijimin e Byrosë së hetimit. Pika ku ndahej mazhoranca me opozitën ishte varësia e këtij organizmi të ri në sistemin e drejtësisë publike.

Opozita kërkonte varësi nga prokurori i përgjithshëm ndërsa mazhoranca nga ministri i brëndshëm.Rekomandimi i komisionit të Venecias përkonte me qëndrimin e Opozitës.Më në fund mbas gati dy vjet debate u dakortësuan të dy palët me variantin e Venecias.

Natyrshëm lind pyetja pse gjithë këto energji të humbura kot nga politika ?

Unë mendoj se çdo gjë lidhet me mënyrën e të menduarit. Politika ende nuk shihet si një shërbim për qytetarët por si privilegj i përhershëm i klaneve të pushteteve.

Në këtë kontekst krijohet Problemi i sistemit të referimit.Mazhoranca harton çdo ligj për ti shërbyer asaj ,për të rritur fushën e kontrollit mbi çdo pushtet.Harron se mazhorancat ndërrohen dhe kontrolli i pushtetit ngelet Jo i balanciar por me njëanshmëri të fortë dhe në dëm të të drejtave qytetare.

Emri “Byro” i kësaj njësie hetimore ka konotacion negativ për memorien e pushtetit në vendin tonë.

Emri duhet ri koncepuar.p.sh. Agjensia Kombëtare e Hetimit.

Emri ka rëndësinë e vet për mënyrën e konceptimit shumëdimesional të kësaj njësie hetimore dhe besimin që duhet të përçojë tek qytetarët.

* Autori eshte kryetar i Partia e Ballit Kombetar Demokrat

Share: