Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, gjatë një interviste të dhënë dje në mbrëmje për gazetaren Eni Vasili në News 24, ndaj pyetjes nëse ka edhe socialistë të tjerë që e mbështesin në lëvizjen e tij brenda partisë për të sfiduar Edi Ramën për postin e kryetarit, bëri një koment shume optimist!
“Fakti që iu mendoni se nuk ka të tjerë që më mbështesin nuk është dobësia ime, por është terrori dhe tmerri që ka pushtuar një strukturë të tërë. Një deputet më ka thënë që e kanë kërcënuar se nëse mbështet Blushin publikisht do të të heqin vajzën nga puna.”…