Nga Irena Shabani
Te gjitha vajzat e brezit tim e kujtojne mire kohen kur dikush te “qepej” nga pas dhe donte me cdo kusht te te bente te dashuren e tij. Kur fillova fakultetin nje shoqe me e madhe me tregoi nja dy tre djem te rritur te cilet ishin aq te frikshem sa me e mira ishte t’ia mbathje po te te ngacmonin. E cuditshme eshte se njerin prej tyre e kam pare sa here kam shkuar ne Tropojë. Fytyre e shëmtuar dhe pa jete. Ndonjëherë do doja ta intervistoja dhe ta pyesja nese i ndjen ende neper duar floket e vajzave qe tërhiqte zvarre. Prandaj me duket e turpshme qe media mbushet me lajme per pendesën e Marjan Rrokut dhe e sjell ate per publikun si nje te penduar fatkeq dashurie. Nese nuk e thërrasim te verteten ne emer, druaj se do mbytemi ne llucën e gënjeshtert!!!