Home KRYESORE Dy dele treqind pare…

Dy dele treqind pare…

Nga Luan Kurti

Ambasadori amerikan Donald Lu, tha se sa herë të shikonte një tufë delesh do na mendonte, ne shqiptarëve. E thellë kjo, na krahasoi me delet, sepse delja është qenie e urtë që përtypet gjithë ditën dhe blegërin hera – herës.. Ju kujtohet në klasë të parë a të dytë, kur mësuesja na pyeste se çfarë na jep delja? Mishin qumështin, leshin… Delja të jepet me shpirt. Nuk është si lopa që ja këput kovës me shqelm nganjëherë. Por retorika e LU-së ka edhe një qasje shumë pozitiviste. Ai na kujtoi se blegtoria duhet të jetë bazë e zhvillimeve në vend dhe jo harrorët siç trumbetonte dikur Berisha. Prandaj sa më shumë hamullore, jonxhë tërfil për delet. Se këtu e ka burimin edhe ajo shprehja e Xhaxhit, se “edhe barë do hamë dhe parimet nuk i shkelim”. Paskemi qënë dele me parime dhe jo dele – dele. Sepse mu ndërmend ajo kënga e bukur popullore “dy dele treqind pare”.

Share: