Home KRYESORE Fitore pa te humbur-Hashim Thaci, President i Republikes se Kosoves

Fitore pa te humbur-Hashim Thaci, President i Republikes se Kosoves

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Sot Parlamenti i Republikes se Kosoves zgjodhi z. Hashim Thaci, President te Kosoves. Mbas nje procesi te gjate me tre raunde z. Thaci mori mbeshtetjen e mjaftueshme te 71 deputeteve te Kosoves.

Eshte nje fitore dinjitoze e z. Hashim Thaci me gjithe vlerat dhe kontributet e tij ne levizjen studentore te viteve ’90, ne krye te UCK, ne Konferencen e Rambujese, ne krye te Partise Demokratike te Kosoves per 16 vite, ne postin e Kryeministrit ne dy mandate dhe ne funksionin e Zevendes Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem.

Zgjedhja e Hashim Thacit ne krye te Republikes se Kosoves eshte fitore pa te humbur. Ai eshte nje personalitet qe do perfaqesoje interesat e vendit dhe te gjithe qytetareve, ruajtjen e Kushtetutes dhe ligjit, unitetin politik dhe kohezionin social, zhvillimin e ekonomik e shoqerore, zgjerimin e njohjeve nderkombetare te Kosoves dhe integrimin Euro-Atlantik te saj.

Hashim Thaci eshte Presidenti i peste i Kosoves. Ai u zgjodh ne momente historike per Kosoven. Me personalitetin e tij, me pervojen e gjate politike dhe shteterore, me njohjen dhe respektin kombetar dhe nderkombetare, Presidenti Hashim Thaci do permbushe me sukses te plote funksionet e Tij te larta kushtetuese.

Urime per Presidentin Thaci, urime permbare Kosoven tone te shtrenjte dhe popullin e saj te lavdishem!

Share: