Nga Luan Kurti
Eshtë trendi të kesh fansa në facebook. Kjo është shenjë e sigurt suksesi! Tregon performancë! Mund të investoni më pak në krijimtari, në profesionalizmin ndaj punës, por duhet të bëni çmos t’ua fitoni zemrën frendsave! Nga një sondazh që bëra në rrjetin social facebook, pashë se frendsa me shumicë kanë nudistet, që meqë është bërë e modës, nganjëherë edhe këndojnë, dhe bëjnë albume tallavash; kanë biznesmenët se “paraja hedh ujin në hava” dhe kanë politikanët më shumë se të gjithë këta të marrë së bashku! Dhe keni vënë re: këtej ankohemi për politikën dhe këtej votojmë “vu, me tufa”, për “politikanin më të mirë të vitit”, në një listë plot me ajkë! As aty nuk na rrihet pa ua shprehur dot dashurinë! Marrdhënia “njeri publik” me pub-lik(e)-un është marrëdhënie tregtare. Duhet të ofrosh diçka si shkëmbim. Po qe se nuk ke gjë në dorë dhe në qofshit më intelektuali i mundshëm, në sytë e frendsave dukeni më trapi! Tung shqipe!