Nga Mentor Kikia
Meqë e kërkuan me këmbëngulje amerinakët, iu vunë punë shpejt e shpejt, sa pa ardhur sekretari Kerry. Madje u zunë kush të dalë më i zellshëm para amerikanëve. Basha filloi të bërtiste se përse nuk e ngre Rama Byronë e Hetimit. E quajti frikacak, besëprerë dhe që nuk mund t’ia prishte Metës, që kishte frikë nga ndërtimi i kësaj strukture. Por qeveria e kaloi draftin, duke lënë me gisht në gojë opozitën, e cila duhet të ketë thënë: “Medet ç’na bëri, e bëri vërtet. Po ne e kishim vetëm për lojë”. Pastaj ajo gjeti argumentin se ne nuk jemi dakord që byroja të jetë nën varësinë e Ministrisë e Brendshme.
Por byroja, qëkurse u ngjiz, ishte një projekt për ndryshimin e ligjit për “Policinë e shtetit”, nuk ishte një krijesë me vete. PD e di shumë mirë se nëse Byroja do të ishte nën varësinë e prokurorisë, atëherë do të duhej të priste reformën në drejtësi, sepse reforma e rikompozon thuajse tërësisht strukturën e prokurorisë. Pra, “Byroja” nuk mund të miratohej “fap e fap”, sic kërkonte PD, qe thioshet: Silleni tani, ta votojmë po tani. Ashiqare duket se e gjithë ishte një lojë politike.
Byroja vërtet do të dojë kohë dhe patjetër që do të bëhet pjesë e reformës në drejtësi. Por politika jonë po bën atë që di të bëjë më mirë. Po bën centrifugën, ku po u fute nuk del dot më. Pasi të gjithë mendojnë se me këtë ligj do t’ia fusin njëri-tjetrit dhe secili në fakt përpiqet të gjejë aty “nenin” se ku e ha për vete. Ndaj dhe ato që quhen negociata nuk janë gjë tjetër vecse përpjekje, pazare, për ti mbyllur vrimat ligjit që secili të shpëtojë kokën e tij.
Por derri maç, i pari, i mbeti në dorë Bashës, të cilit i shkoi dëm proamerikanizmi i madh. Kjo për faktin se kur vjen puna për proamerikanizëm, këtu gara është vërtet e madhe. Po ligji? Ligjit aty të rrijë. Të bëjmë qokat njëherë. Qokat ne i qajmë vërtet. Ja e bëmë një ligj për dekriminalizimin, e kemi qarë, e kemi në arkiv. Nuk ka rëndësi zbatimi, rëndësi ka tia tregojmë Europës dhe Amerikës