Home KRYESORE Hashimi i tymosur

Hashimi i tymosur

Nga Lis Bukuroca

Do të jetë kryetari i parë i Kosovës, që do të zgjidhet me tym lotsjellës. Po ngjitet në shkallën e shenjtorëve dhe do të bëhet president me erë të posaçme, disi si mishi i tharë në tym për t’u ruajtur një kohë më të gjatë; ndoshta edhe në tavan.

Vetëm papët dhe tani edhe Hashimi, mund të zgjidhen me tymin e shenjtë. Tymi është mirëpo lajmtar i Vatikanit se më në fund, zoti pas shumë mundimeve, arriti të votojë një përfaqësues të vetin në planetin Tokë.

Tymi i Hashimit mund ta ketë edhe kuptimin e kundërt. Kur shfaqet ai, nuk domethënë se tymi u shfaq vetëm si zgjidhje, por se iku Thaçi jashtë me partinë e Ibrahim Rugovës.

Pretendenti për kryetar, tanimë bukur shumë i tymosur dhe shpalosur nga rrënjët prej Ibrahim Kelmendit, iu drejtua opozitës me fjalorin e një rrugaçi ordiner. Mund të mendohet se ai kështu flet, sa herë shprehet pa u kosulltuar me ambasadorët, që kanë për detyrë, të këshillojnë politikanët kosovarë dhe janë tutor të tyre.

Sidoqoftë të zgjidhet kryetar si papa, nderon Hashimin, por jo Kosovën. Kosovës nuk i duhet më Hashimi, por i duhet më shumë LDK-ës. Kosovës nuk i duhet Hashimi, por Hashimit i duhet Kosova. Pronar të Kosovës janë sot Thaçi dhe Hashimi dhe populli duhet të jetë mirënjohës, se ata dy, lejojnë shqiptarët të banojnë në Kosovë.

Ky tym mirëpo ka edhe simbolikën e vet: Perëndimi dëshiron Thaçin me çdo kusht, qoftë edhe pa opozitë apo me opozitë të zhvendosur në burg. Pse? Ndoshta ka qenë marrëveshja e tillë: Thaçi krijon Gjykatën Speciale, ata dhurojnë presidencën.

Share: