Nga hetimet ka rezultuar se Ajhan Veapi, pasi rekrutonte aspirantët për t’u bërë xhihadist, i niste ata te një imam boshnjak, i cili më pas merrej me të gjitha detajet për t’i dërguara ata më pas për të luftuar në krah të ISIS-it në Siri e Irak. Më parë, Italia kishte deportuar edhe dy shtetas të tjerë maqedonas që kishin njohje me Ajhan Veapin dhe rekrutonin xhihadistë.
Por, arrestimi i 37-vjeçarit Veapi ka hapur dhe një debat publik dhe politik në shtetin fqinj. Nga verifikimi ka rezultuar se Ajhan Veapi, i dyshuar për rekrutim xhihadistësh, prej dy vitesh merrte ndihmë ekonomike nga shteti italian, prej 500 euro në muaj si i papune! Kaq ka mjaftuar që situata politike të ashpërsohej sërish.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, eurodeputetit italian, Matteo Salvini, njëherësh edhe Sekretar i partisë Lega Nord, e njohur për qëndrimet anti-emigrant, ka sulmuar kryeministrin Renzi. “Ata duan të na vrasin, e shteti i paguan madje”, shkruan Salvini, duke i dhënë ngjyra të forta politike, betejës kundër terrorizimit. / Top Channel