Home KRYESORE Koço Danaj dhe “Kriminelët e Brukselit”

Koço Danaj dhe “Kriminelët e Brukselit”

Nga Sabri Maxhuni Novosela

E dëgjova me vëmendje deklaratën e Koço Danajt, dhënë me 17 shkurtit 2016, me rastin e përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës.

Për naivët dhe analfabetët politikë, një deklaratë e tillë del si shumë tërheqëse dhe e arsyeshme për hiq më pak se sa për vet “bashkimin” kombëtar !!!

Nuk dua të ndalem ne atë se kush ishte Koço Danaj në të kaluarën jo fortë të largët, por do ndalem në vitet që përrallos për “bashkim” kombëtar !!!

Para ca ditësh, në një shkrim timin thash:
Historia po përseritet!
Pra, historia po përseritet!
Kjo histori që po përseritet i ka edhe individët me të cilët po përseritet.
Profeti i shqiptarizmës, At Fishta, thoshte:
Kjoftë mallkue kjo farë e shkjaut,
Prej se ra n’Ballkan ma s’pari
Vardis ju ka fisit t’shqiptarit.

Pra, prej se erdhi në Ballkan kjo farë e shkjaut, ju vardis dhe po i vardiset vazhdimisht popullit shqiptar !

Fiset iliro-shqiptare, i popullonin territoret e Ilirisë – Ballkanit që nga Dardanelet Dardane e deri në kufijt e skajshëm veripërendimor të Ilirisë, respektivisht të Sllovenisë së sotshme (Ilirska Bistrica).

Për pushtimin e territoreve ilire-shqiptare, sllavëve vazhdimisht iu duhej t’i vardiseshin fiseve ilire-shqiptare, me dredhi e dinakëri të veçanta duke i nxitur që t’i kundërviheshin njëri tjetrit. Për të qenë sa më të suksesshëm në këtë derejtim, pra në nxitjën e konflikteve në mes fiseve iliro-shqiptare, ata e krijuan një dorë konspirative nga vet shqiptarët. Kjo dorë u shndërrua në një dorë konspirative antishqiptare sllave por edhe greke, duke qenë të së njejtës përkatësi fetare. Për të qenë kjo goditje sa më e rëndë, sllavo-grekët, veçanërisht bënë çmos që t’i goditnin në radhë të parë shqiptarët ortodoksë, duke ua pamundësuar fitimin e autoqefalisë sepse kësisoji ata me autoqefalinë e kishës së tyre, do të arrinin ta ruanin përkatësinë e tyre etnike shqiptare duke iu shmangur asimilimit të tyre në sllavë apo grekë.

Sllavët jo vetëm që e kishin fituar autoqelinë e kishës së tyre ortodokse qysh në mesjetë, por edhe kishin themeluar shtetet e tyre të para kombëtare dhe atë tërësisht në territoret iliro-shqiptare.

Sllavët edhe pas pushtimit nga ana e Perandorisë Osmane, kishin ruajtur një traditë të tyre kombëtare dhe bënë çmos që ta përtrijnë organizimin e tyre shtetëror në ato territore që i kishin pushtuar nga fiset iliro-shqiptare por edhe duke u zgjëruar edhe më tej në dëm të shqiptarëve. Pra, qysh në vitin 1804 shpërthej kryengritja e parë serbe. Në atë kohë, serbët i nxitën shqiptarët që të vriteshin në ballë të luftës kundër osmanëve, siç ishte Gjergji i Zi – Karagjorgjeviqi, etj., ndërsa në ballë të kryengritjeve greke, sërish ishin shqiptarët, si Zhavella, Marko Boqari, Bubulina etj.

Ngjajshëm ishte edhe rasti i kryengritjes së Ilindenit, kur në ballë të atyre forcave që luftonin kundër Perandorisë Osmane qëndronin shqiptarët!
Kjo dukuri u përsërit në vazhdimësi, ngjarje pas ngjarjesh, deri në ditët tona.

Tani, dora konspirative ka arritur që në mes të antishqiptarëve sllavo-grekë e të tjerëve ta vëjë në ballë të luftës kundër atyre që ua zgjatën dorën shqiptarëve dhe i shpëtuan nga shfarosja nga falangat sërbe të Millosheviqit, një njeri me emrin Koço Danaj!

Është e mjaftueshme të dëgjohet deklarata e tij, e dhënë me 17 shkurt 2016, e regjistruar edhe në kanalin YouTube!

Koço Danaj, i shanë dhe i fyenë në mënyrën më të ulët aleatët e kombit shqiptar, duke shkuar aq larg me sharje e fyerjet e tij, duke i quajtur “Kriminelët e Brukselit”!

Kush na qenkan pra, kriminelët e Brukselit ?!
Mos janë vallë ata që na thotë At Fishta, duke i namur:
Mallkua kjoftë kjo farë e shkjaut ?!
Jo,jo, ata nuk janë farë e shkjaut që kur se ran n’Ballkan ma së parit dhe ju vardisen fiseve të shqiptarëve !

Në Bruksel kemi NATO-në dhe Bashkimin Europian, që Koço Danaj i quan “kriminelët e Brukselit”, pra janë mu ata që i shpëtuan shqiptarët nga shfarosja nga fara e shkjaut dhe sllavo-grekëve!

Si në Kongresin e Berlinit, si në Konferencën e Londrës, si në Mbledhjën e Rambujes, por edhe si gjatë tërë historisë, sllavo-grekët me konspirativet e tyre, siç është Koço Danaj tani, vazhdimisht janë shërbyer me sllogane bombastike siç janë: Çlirimi nga osmanët, çlirimi nga Austro-Hungarezët, çlirimi nga gjermanët e të tjerët, ndërsa sot aktuale për ta është “çlirimi” nga “kriminelët” e Brukselit apo çlirimi nga Amerikanët!

Po pse u dashka që të “çlirohen” shqiptarët nga “kriminelët” e Brukselit, respektivisht nga euro-amerikanët?!

Sipas Koço Danaj, çlirimi nga euro-amerikanët, do na mundësonte hiq më pak se “bashkimin kombëtar” !

Po, si do bëhej “bashkimi kombëtar”?! Apo ndoshta, Koço Danaj me të tjerët, i kanë programet e gatshme, vetëm se po dashka të bëhet “referendum” dhe të votohet se, kush prej shqiptarëve na qenkan për bashkim kombëtar e kush kundër bashkimit kombëtar?! Sipas mendimit konspirativ të Koço Danaj etj., puna e një referendumi qenka fare e lehtë dhe menjëherë do bëhej “bashkimi” kombëtar, por lindë pyetja se kush do mund ta pengonte këtë referendum të shqiptarëve për bashkim ?!

Përgjigjen e dijnë vetëm konspirativët e sllavo-grekëve, e përgjigja e tyre është se referendumin e pengojnë “kriminelët e Brukselit”, Amerika dhe NATO!

Po nga kush dojnë t’i marrin territoret shqiptare që qenkan të ndara dhe kush i paska ndarë ato territore shqiptare ?!

Është e ditur nga të gjithë se pushtuesit sllavo-grek, qysh moti i kanë bërë planet, që në një moment të volitshëm, t’i vërsulin konspirativët e tyre, për të bërë referendum për “bashkim” kombëtar!!!

Sllavo grekët që i patën pushtuar territoret shqiptare deri në Durrës, Shkodër e Vlorë, të njejtat i patën shpëtuar nga “Kriminelët” e Brukselit, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës dhe Mbledhja e Rambujes, që realisht shpëtuam nga kthetërat sllavo-greke, padronëve të Koço Danajt, aq sa mund të shpëtohej!

Tani na del një Koço Danaj dhe i mbështet ata që ia qesin tymin Kuvendit të Kosovës duke i akuzuar “kriminelët” e Brukselit!!!

Mos vallë kjo na qenka diçka e re?! Jo jo, asgjë e re nuk është !!!

Fara e shkjaut, që e mallkon At Fishta, (të cilit Koço Danajt edhe eshtërat ia nxorën nga varri), njësoj vepruan edhe në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që nëpërmes faktorit konspirativ dhe pavarësistëve të dominojnë në strukturat e këtij organizmi për t’ua mundësuar kështu depërtimin e sllavëve deri në Tivar dhe Ulqin, pra, në Detin Adriatik, që e synonin dhe e synojnë Carët e Kremlinit! Kështu pra, arritën ta shkatërrojnë Lidhjën e Prizrenit !!!

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Kuvendin e Taksimit, ku kishim struktura të lidhura me “kriminelët” e Brukselit, respektivisht me Perandorinë Austro-Hungareze, gjermanët dhe anglezët, por kish edhe struktura tjera që ishin të lidhur me me grekë e serbo-malazezë, pas të cilëve qëndronte Rusia pansllaviste, të cilët e sollën Serbinë në Durrës, Malin e Zi në Shkodër e Greqinë ne Vlorë !!!

Prapë ishin “kriminelët” e Brukselit, respektivisht austro – hungarezët që me ultimatume lufte, nën kërcënimin se, nëse nuk do të tërhiqeshin nga Durrësi, respektivisht Shkodra brenda 8 (tetë) orësh, ata do ta bombardonin Beogradin. Kështu pra shpëtojë kjo copë Shqipëri, Shqipëria Londineze, por jo me referendumet e Koço Danajve.

Kështu ndodhi edhe në përfundim të LPB, kështu ndodhi edhe pas LDB, por edhe në Mbledhjen e Rambujes.

Koço Danajt tani janë versulur që patjetër ta “bëjnë” bashkimin kombëtar nëpërmes referendumit, që nënkupton referendum kundër “kriminelëve” të Brukselit !

Pra, o shqiptar, Ne do e “bënim” bashkimin kombëtar por nuk po na lejojnë “kriminelët” e Brukselit ! Ndërsa kur është fjala për shfarosësit e shqiptarëve, sllavo-grekët, ata i përmendin vetëm kalimthi dhe atë si “argument” se si nuk po na lejojnë “kriminelët” e Brukselit për t’u bashkuar dhe për t’u ndarë nga sllavo-grekët. Ky qëndrim i tyre është plotësisht në linjën e klyshit të greko-serbo- ruso-pansllavizmit Enver Hoxha, të përshkruar në veprat e tij si: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, “Dy popuj miq” (miq me greko-ortodoksët),

“Titistët” (jo rankoviqistët) etj.

Veprimtaria e Koço Danajt, respektivisht e konspiracionit antishqiptar sllavo -grek për zhdukjen e popullit shqiptar, asgjë nuk ka ndryshuar, por ekziston një dallim i madh i rrethanave. Në periudhat e mëparshme historike, shpëtimtarët e popullit shqiptar, mundësitë për t’iu kundërvu Rusisë pansllaviste dhe klyshve të saj të Ballkanit ishin të vogla!

Tani, për fatin tonë, rrethanat botërore ka ndryshuar. Raporti i forcave botërore është në favorin tonë, sepse në anën tonë janë “kriminelët” e Brukselit, euro –amerikanët dhe NATO-ja, ndërsa në anën e klyshëve të greko-ruso-pansllavist janë koço danajt e të tjerët si ai, që fatbardhësisht janë shumë më të dobët edhe përkundër të gjitha lojërave që kanë bërë gjatë historisë, kur disa herë e sollën popullin shqiptar buzë greminës. Atë mundësi tani nuk e kanë !

Share: