Home KRYESORE Koha e zvarranikëve po kalon

Koha e zvarranikëve po kalon

Nga Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 17 shkurt – Nga kaçubat e Prapashticës, para ca viteve, përvjedhshëm, ka ikur dhe ka parakaluar në një lëmë të Prishtinës “breshka”, që prindët e tij “gabimisht” e kishin pagëzua me emrin Isa.

Aftësia e tij për përshtatje në terren, qoftë ai edhe jashtë “lamave”, me theks të veçantë në institucionet politike, ia kalon cilitdo prej 300 llojeve të njohura të breshkave.

Nga koha kur filloi ngjitjet në shkallët e pushtetit (1982), qoftë si kolaborator, qoftë si marionetë, sado të mëdha të jenë sheshet, atij i duken si lamat e Prapashticës.

Ai nuk e ka idenë për AGORËN antike dhe rolin e saj në demokraci, aq sa nuk e njeh Parlamentin dhe Sovranin në demokracitë moderne.

Sivëllai i tij zvarranik, Hashim Th., i njohur me nofkën “gjarpëri”, sot dukej edhe më i dëshpruar. I mësuar të mbijetojë vetëm në saje të rrëmujës, duke ndërruar lëkurën sa herë ia kërkon nevoja, kjo marionetë e llojit të vetë, u dëshprua keq tek po detyrohej ta shikonte popullin nga “tavani” i qeverisë, pa pasur mundësi të stisë farë alibie për t’ i treguar dhëmbët.

Shqisat e të prekurit, tek po shihte atë popull-det, sakaq iu lënduan dhe ai humbi të pamurit.

Çdo gjë iu errësua. Edhe arsyeja. Në subdermis më nuk i mbeti as edhe një çik energjie.

Provokimi dhe fyerja e tyre në adresë të popullit në sheshet e Prishtinës, dëshmoi edhe një herë se si kryeministri edhe zëvendëskryeministri, tutje mbesin marioneta të bindura të atyre që duan gjak në Kosovë!

-“Ju pritëm, u shpreh “gjarpri”, jo me kafe, por nuk tregoi se bordumet, garazhat, sallat e korridoret e Kuvendit ishin të stërmbushura me njësi speciale të veshura me antiplumb e me kallash gadi për qitje!

– “Opozita iku me bisht nën shalë”, u shpreh H.TH. duke fyer mbi 100.000 qytetarë!

Kjo sjellje primitive e dy kryemarionetave (serbe e frënge) ishte më shumë se arrogancë primitive!

Logjika dhe racionaliteti në fjalorin e marionetave, në çfardo epoke, është inegzistente.

Sidoqoftë, si Hashim Th. edhe sivëllai i tij, shpejt do ta kuptojnë se koha e zvarranikëve po kalon.

Share: