Home KRYESORE Kush orkestron fushaten shpifese kunder Hashim Thacit?

Kush orkestron fushaten shpifese kunder Hashim Thacit?

Nga Prof.Dr. Lisen BASHKURTI

Nje fushate mediatike dhe rrjetesh sociale e bazuar ne mashtrime, manipulime dhe falsifikime eshte orkestruar kohet e fundit kunder Hashim Thacit, ne prag te kandidimit te tij per President i Kosoves.

Qellimi i kesaj fushate, menyra e organizimit te saj, rruget dhe format qe po ndiqen deri edhe stili dhe gjuha e perdorur deshmojne qartesisht se kemi te bejme me nje organizim te bere nga eminencat e Jugosllavise dhe dora e zeze e Serbise.

Eminencat e Jugosllavise dhe dora e zeze e Serbise po vishen me petka qytetarie dhe intelektuale, me tituj e grada akademike e shkencore, me gjuhe e kulture perendimore, po fshihen prapa sakrificave e dekoratave te luftes, po qajne me lot krokodili per vuajtjet e denimet e burgjeve politike.

Gjithe kjo aradhe eshte mbledhur dhe po trumbeton shpifje dhe akuza false kunder Hashim Thacit, duke e quajtur “pjese e sherbimeve sekrete antishqiptare”. Per ta bere me te besueshme kete fushate shpifjesh kane bashkuar ne kete korale qyqesh dashakeqe edhe disa zera te huaj nga vende Perendimore. Per ato qe kane dijet dhe pervojen e mjaftueshme mbi Jugosllavine dhe doren e zeze te Serbise kjo fushate shpifjesh kunder Hashim Thacit eshte krejtesisht e qarte.

Hashim Thaci goditet si figure historike ne dy dekadat e fundit ne Kosove. Me Thacin lidhen momentet dhe arritjet nga lufta e UCK dhe popullit te Kosoves deri ne clirimin e saj. Me Thacin lidhen sfidat e medha te formimit te PDK dhe tranzicioni i veshtire i kalimit nga qeverisja nderkombetare drejt organeve veteqeverisese. Me Thacin lidhet shpallja e pavaresise se Kosoves, shtet-formimi, demokratizimi dhe modernizimi i saj. Me Thacin lidhen hapat e jashtzakonshem per njohje nderkombetare te Kosoves dhe integrimin euro-atlantik te saj.

Fushata e eminencave te Jugosllavise dhe dores se zeze te Serbise ka vene ne shenjester Hashim Thacin si themelues dhe drejtues i UCK dhe luftes clirimtare me qellim qe te baltosin kete histori te pergjakur dhe te ndritur te popullit te Kosoves. Kori i qyqeve deshiron te erresoje luften patriotike te UCK dhe te neperkembe gjakun e deshmoreve, dhimbjen e te humburve dhe plaget e veteraneve e invalideve te luftes.

Orkestrimi plot shpifje e manipulime mediatike e rrjetesh sociale kunder Hashim Thacit si drejtues prej gjashtembedhjete vitesh i PDK synon te hedhe poshte rolin udheheqes, konstruktiv e demokratik te kesaj force ne periudhen me kritike dhe historike te Kosoves dhe popullit te saj.

Fushata manipulative e mbeturinave te Jugosllavise dhe dores se zeze te zgjatur te Serbise kunder Hashim Thacit si kryeministri e shpalljes se pavaresise dhe drejtimit te saj ne dekaden e pare synon te hedh poshte gjithe vepren monumentale te pavaresise dhe te shtet-formimit ne Kosove.

Orkestrimi i korales se qyqeve qe po pin uje nga Vollga deri ne Save, sulmon Hashim Thacin si drejtuesi i politikes se jashtme dhe i diplomacise se Kosoves me qellim qe te shmange Kosoven nga orientimi Euro-Atlantik dhe aleanca strategjike me ShBA dhe Bashkimit Evropian.

Koralja e qyqeve qe notojne nga Vollga ne Save mendon se i ka ardhur momenti qe te rehabilitohen me endrren e tyre post-Jugosllave apo te Nacertanies. Por meqenese nuk gezojne as respekt dhe nuk kane as trimeri e as mbeshtetje popullore po fshihen ne skalionin e dyte prapa forcave opozitare shqiptare patriotike dhe demokratike.

Eminencat e Jugosllavise dhe dora e zeze e zgjatur e Serbise ne fushaten e turpshme anti-shqiptare kunder Hashim Thacit hedhin gurin e fshehin doren. Ashtu sikunder fshiheshin dikur ne Grand kur Hashim Thaci dhe disa lidere te opozites se sotme te Kosoves luftonin per liri ose vuanin neper burgjet e Serbise, po ashtu edhe sot po fshihen prapa mediave te caktuara dhe rrjeteve anonime sociale per te baltosur gjithe Kosoven, luften, pavaresine dhe shtetin e saj.

Historia moderne e Kosoves, lufta per liri, perpjekjet politiko-diplomatike per pavaresi dhe sukseset e medha ne shtet-formim te Kosoves dhe popullit te saj jane te lidhura ne menyre te pandashme me jeten dhe veprimtarine e Hashim Thacit dhe bashkepunetoreve te tij ngushte.

kery thaciZgjedhja e Hashim Thacit si President i Kosoves eshte nje garanci me shume per Kosoven shtet te pavarur e sovran, demokratik e multietnik, antare e denje e familjes se kombeve te lire, ne aleance strategjike te perjetshme me ShBA dhe Bashkimin Evropian.

Share: