Home KRYESORE Marsi, muaji i sensibilizimit kunder Kancerit Kolorektal.

Marsi, muaji i sensibilizimit kunder Kancerit Kolorektal.

Nga Lida Shosha

E ndjej detyrim profesional, shoqeror dhe njerezor te bej fushate dhe ti bashkohem fushates kunder Kancerit Kolorektal

Eshte vetem, 38 vjec, u paraqit sot , 1 vit e gjysem me vonese nga fillimi i shqetesimeve.Fatkeqesisht nuk duhet te neglizhonte, pasi tumori eshte zhvilluar, perhapur dhe po i helmon trupin.

Pasi sqarova bashkshortin e saj, dhe i drejtova urgjent per tu kompletuar me egzaminimet e duhura, u trishtova tek shihja lotet e saj, dhe fajesimin qe i bente vetes. U hap dera, dhe infermierja ime hyri me nje femi, te bukur si engjell, ishte goca trevjece e saj me sy smeraldi, qe priste nenen e saj.

Kanceri kolorektal vret, te mer jeten, te demton kualitetin e jetes, nuk te le te gezosh femijet dhe familjen.

Kontrollohuni ne kohe, mos neglizhoni simpomat si gjakrjedhje e paster apo e erret, e perzjer ose jo me fece, cregullime te jashteqitjes, dhimbje barku, dhimbje e djegie ne fund te zorres, humbje te oreksit, renie ne peshe, lodhje trupore , anemi, etj. Njerezit me histori familjare tumorale apo polipoze, duhet te kontrollohen edhe kur simptomat jane te pakta.

Drejtohuni ne kohe tek specialisti. Informohuni mbi shendetin tuaj. Kanceri kolorektal mund te parandalohet, trajtohet dhe kurohet plotesisht kur diagnostikohet ne kohe.

Share: