Home KRYESORE Metalurgjiku, fabrika që “mbjell“ vdekjen…

Metalurgjiku, fabrika që “mbjell“ vdekjen…

Nga Anxhela Mançellari

Pasi lë pas rrugën e gjarpëruar të Kërrabës, shoqëruar me kurora ullinjsh, si nga një ballkon të shfaqet qyteti i Elbasanit, me një mëngjes pranvere ende i pagdhirë mirë. Mali i Tomorit përskuq nga takimi i parë me diellin. Gjithnjë na befason ky fron Perëndie, dhe në mendje na vijnë vargjet e poetit Xhevahir Spahiu:

Athosi lan këmbët në det
Tomori lan sytë,
i dyti është i parë,
i pari është i dytë…

Me pamje nga Elbasani, ky mal i lartë e i shenjtë duket sikur heshton. Mjegulla e tymtë e metalurgjikut – rrënojë, ia vesh Tomorit sytë e larë në det. Ndoshta do të dëshironte të ishte çdo ditë mbuluar me dëborë të bardhë, të pastër, për ta larë këtë mjegullnajë që dëmton klorofilin e qytetit.Ndotja që buron nga metalurgjiku jo rrallëherë ka rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të tij dhe atë të banorëve përreth. Punëtoret punojnë mes pluhurit, tymit dhe gazrave që çliron kombinati, duke u ekspozuar në këtë formë përballë shumë sëmundjeve, shpesh edhe vdekjeprurëse.

Mësohet se disa punonjës kanë marrë statusin e invalidit vetëm për shkak të ndikimit që ka pasur kjo ndotje në shëndetin e tyre.Po ashtu moszhvillimi i vizitave mjekësore siç duhet, dhe mungesa e mjekëve specialistë bën që sëmundjet nga ndotja të agravohen shumë më tepër se faza fillestare.

Cdo mëngjes qyteti zgjohet I mbështjellë nga një re e zezë ,ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi. “Zemra “e Elbasanit duket sikur ka marrë dy pamje .Njëra është ajo që duket nga jashtë , me krenarinë e mureve që kohët e fundit janë zbuluar edhe më ,tjetra është pulsi që gëlon brenda tyre me hallet , ndryshimet , harrresën ,shpresën….

Metalurgjiku I Elbasanit vazhdon të nxjerrë tym drejt një qielli krejt të kaltër.Por njerëzit duken se nuk e kanë shumë problem.Tashmë janë të gjithë të mësuar me tymin që u nxin “hisen “ e tyre të qiellit.Makina,njerëz, kafshë,nxënës shkollash ,shitës , të gjithë kalojnë përbri grumbullit gjigand të godinave me ngjyrë të zezë fare të patrazuar ,njësoj sikur të kalojnë përbri një fshati që e njohin jetë e mot. Në anë të tij rrjedh me ritmin shekullor Shkumbini.

Edhe “plaku” nuk ka se si të mos jetë I heshtur .Sikur të kishte gojë e të fliste , me siguri do të rënkonte dhe do të ulërinte fort ,për dëmet që po I shkaktohen këtij qyteti që po e çojnë drejt shkatërrimit.

Çdo ditë të re mund të themi se ky qytet i mesit të Shqipërisë zgjohet i dyfishtë: qyteti i kohës së sotme – Elbasani, dhe Skampa e lashtë, që fle e zgjohet nën të.

Elbasani quhet me të drejtë qyteti i luleve e i portokalleve.Natyrisht që në hartën e zhvillimeve moderne nuk i gjen më ato kopshte e qipshte me pemë nga më të larmishmet… Jo shpesh gjendet jasemini, gojasllani, lulesahati, dorëzonja, lulemosmëprek, lulemisiri, sefergjeni… kohët ecin, emërtime të tjera ua zënë vendin atyre. Por ajri I ndotur prish gjithçka ..Sa kohë do që të zgjidhet ky problem ?

Unë mendoj se ndotja e mjedisit duhet parë në disa nivele për tu zgjidhur.Kemi të bëjmë me ndotjen nga gazrat toksike, që vijnë nga makinat dhe nga industri.Në këtë pikë, shikoj se vazhdon përsëri metalurgjiku të jetë një ndotës i madh i ambientit dhe nuk shoh asnjë masë të shtetit për të detyruar kompanitë për pengimin e ndotjes që vjen nga metalurgjiku, ose nga fabrika e çimentos.Është një përgjegjësi e madhe e ministrisë që nuk po di t’i imponojë kompanitë që të sigurojë mosndotjen e mjedisit nga gazrat.Kanceri eshte nje nga semundjet qe bren prej vitesh Elbasanin dhe periferite e tij.

Deri vone eshte menduar se shkak i provokimit te semundjes se pasherueshme ka qene ndotja e mjedisit. Por ende nje gje e tille nuk eshte provuar shkencerisht. Statistikat thonë që çdo ditë një njeri sëmuret nga sëmundja e përhershme e kancerit,që do të thotë që në vit dënohen me vdekje 365 elbasanas .

elbasani i ndoturKështu fabula është e thjeshtë për tu kuptuar :” vazhdo o popull të gëlltasësh ajrin e helmuar se nuk të bëka dëm !”- dhe këtë ta thotë pikërisht Zyra mbrojtëse.Dhe në fund s’të mbetet gjë tjetër veçse të largohesh nga ky qytet duke marrë me vete paqen nga shpirti I lire dhe qytetar elbasanas ,duke dëshiruar e uruar që të ketë sa më pak ajër të ndotur ,më shumë punësim që I jep ritmin jetës së merituar.
Sepse ,natyrisht si pasardhës I Skampës ilire dhe pas 100 vjet të Normales ,Elbasani meriton më shumë !! …

Share: