Home KRYESORE Montohet “Reja” e Fujimotos mbi ish lulishten?!

Montohet “Reja” e Fujimotos mbi ish lulishten?!

“Reja” e Fujimotos, instalacioni që u soll në Tiranë nga Bashkia e Tiranës ka nisur të montohet përpara Galerisë së Arteve! Siç duket edhe nga fotografia, hapësira e gjelbërt para Galerisë së Arteve do të fshihet krejtësisht dhe sipas gjasave betonizohet nga instalacioni i artistit japonez, që është sjellë nga Londra. Brenda kësaj hapësire po t’i referohesh projektit të publikuar nga bashkia, sipas mediave do të ketë edhe një hapësirë shërbimi, kafene. Pra, lulishtja po transformohet për të instaluar mijëra hekurishte të ndërthurura me njëra-tjetrën, që përpos të tjerave, zënë krejtësisht edhe pamjen e fasadës së Galerisë së Arteve. Ju duket e drejte kjo te nderuar lexues!?

Share: