Home KRYESORE Mungon konceptimi i drejte ndaj prones private dhe publike, lirive dhe te...

Mungon konceptimi i drejte ndaj prones private dhe publike, lirive dhe te drejtave kushtetuese!

Nga Jani Marka

Disa episode nga dita e sotme:

Episodi 1: Sot, nje grup aktivistesh, mjedisore e qytetare, protestuam kunder dhenies me koncesion te lumenjve te Shqiperise per ndertimin e qindra hidrocentraleve. Protesta u zhvillua ne Tirana Business Park, pasi atje zhvillohej nje konference per ndertimin e digave.

Protesta jone, edhe pse u zhvillua, pati rezistencen e “menaxhereve” te kesaj hapesire private, se ne nuk duhet te protestoninm aty, sepse sipas tyre ishte prone private, d.m.th. hapesire e shenjte, paçka se ne ato mjedise po zhvillohej nje takim per te gjetur menyrat per te vjedhur e shkaterrruar pasurite natyrore, d.m.th. pasurite publike te vendit, d.m.th. jeten e brezave te ardhshem.

Episodi 2: Siç edhe e pata premtuar para disa ditesh, une do vazhdoj te protestoj per transportin publik, dhe keshtu sot ne autobusin e unazes, vijova me praktiken time per te mos paguar 40 Leke, por 30. Natyrisht qe nuk ia arrita dot, por ajo qe arrita eshte se te pakten per 6-7 minuta arrita te ndez nje debat ne autobus (gje qe nuk pata sukses para nje jave), dhe kesaj here shume qytetare filluan te flisnin per vjedhjen qe po na bejne me rritjen e çmimit te biletes. Ne autobus, ndodhej edhe kontrollori, qe vazhdimisht me thoshte qe une nuk duhej te protestoja aty, sepse ajo ishte prone private. E jo i them, autobusi eshte privat, por sherbimi eshte publik, dhe une do vijoj te protestoj.

Episodi 3: Ne fakultet zbulova qe nje pedagog apo profesor nuk mund te mbeshtetet financiarisht per te marre pjese ne nje konference shkencore me nismen e tij, sepse me patjeter duhet te kete ftese nga organizatoret. Ne gjykimin tim, kjo eshte nje fryme burokratike a paperputhshme me lirine universitare. Protestova edhe per kete, sepse per mua liria e akademike e pedagogut eshte mbizoteruese ndaj çdo rregulli burokratik, qe per me teper nje rregull i tille, keshtu m’u tha, as ekziston i shkruar diku.

***

Perfundime: ne Shqiperi, ka nje mungese te theksuar konceptimi ndaj prones private dhe publike, lirive dhe te drejtave kushtetuese, me logjiken e pronareve ne pronen private mund te ndodhin edhe krime, dhe te tjeret kane vetem nje te drejte: te bejne sehir. Perballja me vizionin burokratik ka per te qene nje beteje e ashper ne universitetet tona.

Mbyllje: Blushi duhet mbeshtetur, por me shume se sa Blushi duhen mbeshtetur nismat e grupeve jashte sistemit, te kalbur partiak, pavaresisht se jane grupe te vogla e te brishta.

Share: