Home KRYESORE Ne jemi te fundit në politikë, të parët në krenari !!!

Ne jemi te fundit në politikë, të parët në krenari !!!

Nga Artan Fuga

Por kemi edhe një rrethanë tjetër historike sepse për fat të keq në shekujt e fundit, format e artikulimit politik në botën shqiptare, ndonëse kanë ndjekur evoluimin e përgjithshëm historik universal, në forma sistemike, kanë pasur paremetrat më të ulët konvencionalë.

Kur vendet fqinjë kërkonin dhe merrnin statusin e pavarësimit nga Perandoria osmane, ne, deri në fillimet e shekullit të XX ishim fiksuar te modeli i një autonomie brenda Perandorisë.

Në vend të një monarkie të trashëguar e me rrënjë historike, pas dy dekadash qeverisje republikane pas pavarësimit, kalojmë në monarki ku presidenti transformohet në monark. Monarki pa asnjë traditë dhe trashëgimi.

Mos harrojmë se edhe një farë bashkimi kombëtar me Kosovën në Luftën e Dytë Botërore e bëmë brenda një suaze fashiste.

Për të mos folur që komunizmin e aplikuan në formën më staliniste të mundshme, të cilën vendet e tjera të Europës Lindore nisën ta çmontojnë qysh nga vitet 50 të shekullit të kaluar.

Sot ne kemi në zbatim formën më elementare të demokracisë, atë të opinionit, kurse demokracia pjesëmarrëse, as bëhet fjalë të tregojë shenjat e para të qenies.

Edhe demokracia e opinionit është e cunguar, po të shohësh sesi funksionon sistemi i sotëm mediatik në Shqipëri.

Duke qenë në këtë nivel të ulët në parametrat e saj konvencionalë, edhe terminologjia simbolike me në qendër qytetarin është e zbehtë.

Share: