Home KRYESORE Ngjarje e pazakontë: Vendos të vdesë live në BBC, e shohin 1,2...

Ngjarje e pazakontë: Vendos të vdesë live në BBC, e shohin 1,2 milionë njerëz

Një biznesmen britanik, baba i dy fëmijëve, ka bërë atë që jo çdokush do ta bënte. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vendosi të vdesë në transmetim të drejtpërdrejtë, në sytë e të gjithë botës duke mbështetur kështu nje nga iniciativat politike me te debatuara dhe qe quhet Eutanazi: Mbështetesit e kësaj filozofie besojne se njeriu duhet te jetoje me dinjitet dhe vdesë me dinjitet dhe jo te vuaje ne mënyre te llahtarshme duke jetuar pa dinjitet.

Simon Biner, 57 vjeç, u diagnostifikua me një sëmundje të pashërueshme, e cila po i merrte dalëngadalë duart, këmbët, të folurën dhe më pas do t’i merrte edhe jetën. Me një guxim shumë të madh, 57-vjeçari vendosi t’i japë fund jetës së tij në mënyrë klinike, ku në krah kishte bashkëshorten e tij që i mbante dorën. I gjithë ky fund i hidhur u transmetua në një dokumentar nga BBC, që u ndoq nga 1,2 milionë njerëz. Historia e dhimbshme dhe momenti tragjik është shoqëruar me leximin e një letre, që ai i kishte shkruar bashkëshortes së tij dhe që u lexua nga gazetari i BBC.

Ja fjalët e fundit të Simon-it:

“Përshëndetje Debbie, jam Simon, unë të kam dashur shumë, shumë fare Debbie.

Unë nuk të kam merituar ty, as Anën, as Zoin. Por unë vërtete të kam dashur Debbie. Ne kemi pasur një martesë të mbushur plot argëtim e të qeshura, kemi qenë vërtetë të bekuar që kemi gjetur njëri-tjetrin. Një e mirë nga ky ngadalësim i vdekjes, ishte se ne kemi pasur kohë për 10 muaj të flasim, imagjino sikur të kisha bërë një aksident me makinë për shembull. Ne vërtetë kemi thënë çdo gjë që ka qenë e nevojshme të thuhej. Ke qenë një grua e mrekullueshme për mua dhe e di që më ke dashur dhe të kam dashur edhe unë. Gjithsesi, koha dhe valët nuk presin për asnjë njeri, të dua shumë Debbie. Lamtumirë!”/AlbExpress.net

Shenim: Video mund te shihet ketu

Share: