Home KRYESORE Nje autopsi per majtizmin ekonomik

Nje autopsi per majtizmin ekonomik

Nga Klodian Tomorri

Lajmi i dites sot ne mediat nderkombetare ishte rikthimi i Japonise ne recesion te thelle. Sipas te dhenave zyrtare, Prodhimi Kombetar ne Japoni ra me 0.4 per qind ne tremujorin e katert krahasuar me nje tremujor me pare, ndersa me baze vjetore renia e ekonomise ishte 1.4%.

Rikthimi i Japonise ne recesion eshte ne fakt vdekja e dyte e Keynesit, babait te ideologjise se majte ekonomiste. Japonia tentoi stimul agresiv per ekonomine duke perdorur te ashtuquajturin Abenomics, i cili konsistonte ne 3 shigjetat e famshme: stimul fiskal permes shpenzimeve te larta qeveritare, riflacionim permes rritjes se ofertes monetare dhe reforma strukturore. Deshtoi.

Deshtimi nuk eshte asgje tjeter pervecse prova e radhes se rritja dhe zhvillimi ekonomik i nje vendi nuk mund te vije kurre nga sektori publik. Qeverite nuk krijojne mireqenie. Zhvillimi ekonomik vjen vetem nga tregu i lire dhe iniciativa e individeve.

Keshtu qe Keynes vdiq per here te dyte. Hayek eshte duke buzeqeshur atje lart.

Share: