Nga Vesel Memedi*
Shtyrja e zgjedhjeve nga ana e faktorit ndërkombëtar dhe dështimi i bisedimeve për ndryshimet në media, konfirmojnë se zgjidhja e problemeve në vënd janë më të rëndësishme se mbajtja e zgjedhjeve.
Rilindja Demokratike Kombëtare përshëndet deklaratën e dy ambasadorëve për shtyrje të zgjedhjeve dhe vulos vendosshmërinë për fuqizimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit në vend sepse këto janë mungesa evidente për mbajtje të zgjedhjeve fer të lira dhe demokratike.
Zgjidhja e problemeve para zgjedhjeve është hapi më i sigurt për funksionimin e shtetit duke i dhënë fund manipulimeve dhe keqpërdorimeve nga ana e pushtetit aktual.
RDK rithekson qëndrimin e saj se pa zgjidhje nuk ka zgjedhje dhe kjo u pa dhe nga dështimi i bisedimeve për ndryshimin e ligjit për media pasi që palët që janë në negociata nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për media të lira dhe të pamvaruara.
*Vesel Memedi eshte kryetar i Rilindjes Demokratike Kombetare ne Maqedoni