Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka themeluar Këshillin Organizativ për 17 shkurtin, shënimin e tetë-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Pritet që së shpejti këshilli të njoftojë për agjendën festive.
Shteti i Kosovës tashmë ka filluar me organizimet për të shënuar datën historike të vendit; shpalljen e Pavarësisë. Zakonisht, më 17 shkurt Kuvendi i Kosovës mblidhet në një seancë solemne në orën 15:00, kohë kjo rreth së cilës edhe është shpallur pavarësia, derisa festimet nisin ditë më parë, për të përfunduar me ndezjen e fishekzjarrëve në mesnatë.
Nderkohe Opozita ka parishikuar protesten e radhes ne po te njejten dite duke akuzuar politikisht se pavaresia e Kosoves po tkuret nga marreveshjet me Beogradin.
Por nuk mund te mohohet qe këtë përvjetor, Kosova e pret me 111 njohje, deri sot, nga shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB). Njohjet e para iu bënë qysh në orët e para pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kosta Rika.
Nga shtetet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, të kryesuar nga Bashkimi Evropian, e mbështetur nga SHBA, në Bruksel janë zhvilluar 30 raunde të dialogut në nivel të lartë kryeministror, duke nisur nga 19 tetori 2012. Raundi i fundit ishte më 27 janar 2016
Opozita te gjitha keto nuk i sheh si arritje dhe akuzon per tradheti shumicen qeverisese ne raport me kufirin e Kosoves me Malin e Zi dhe Zajedna-n qe u jep pushtet Komunave serbe ne Kosove. Nje pike tjeter ku Opozita ndahet keqazi me Shumicen qeverisese eshte edhe zgjedhja e mundeshme Hashim Thacit si President i Kosoves. Ata thone se atij posti te larte shteteror nuk i duhet nje partiak. Keshtu qe pervjetorin e pavaresise kete vit politika kosovare do e percjelli edhe me e percare ne kulmin e nje krize politike afat gjate te ciles nuk poi gjen zgjidhje!