Deputet e qarkut të Vlorës kanë shprehur hapur mospëlqimin e tyre dhe kryesisht ndaj koordinatorit të jugut prr psrtine socialiste Koço Kokëdhima.
Në mbledhjen e fundit të koordinatorëve të rajonit Vlorë-Gjirokastër të mbledhur nga kryeministri Rama, kanë munguar 2 prej deputetëve të mandatuar për organizimin e zgjedhjeve në këtë zonë, dhe konkretisht Valentina Leskaj dhe Fatmir Toci.
Mungesa e tyre ka ngjallur debate në mbledhje. Dhe pas debateve me kryetarin e grupit Ruçi, Kokëdhima ka pranuar se ka qenë pikërisht ai që ka shmangur 2 kolegët e tjerë. Veprim për të cilin ka marrë dhe kritikat e ashpra të Gramoz Ruçit.
Nuk dihet akoma si do veprohet per te tilla zhvillime qe ne organizaten e PS ne Jug po perseriten.