Mos ju duket cudi por qeveria shqiptare parashikon që të rrisë me 5 përqind arrestimet e zyrtarëve të korruptuar. Ne fakt, kështu thuhet në një dokument strategjik që ka përgatitur qeveria për çështjen e integrimit dhe kji i ngjan deklaratave te prokurorit te pergjithshem qe ka paralajmeruar disa here arrestime dhe deri tani… Duhet thene se meqë integrimi është një synim madhor i qeverisë dhe ndërkohë që Brukseli mes 5 prioriteteve kërkon luftë ndaj korrupsionit, qeveria e ka zgjidhur kete detyre shtepie me statistikë. Në dokumentin zyrtar thuhet se numri i referimeve për korrupsion dhe krime të zyrtarëve në detyrë do të rritet me 5 përqind këtë vit, krahasuar me një vit më parë. Por Brukseli dhe Aleatet kerkojne pas hekurave koka te medha me peshq te vegjel me permasat qe ka korrupsioni ketu nuk kenaqen dhe kjo nuk zgjidhet me statistike…