Home KRYESORE Replika ne distance Edi Rama me Presidentin Nishanin

Replika ne distance Edi Rama me Presidentin Nishanin

Duke komentuar vizitën e Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë, Edi Rama ka ironizuar edhe daljen në Rinas të Presidentit Bujar Nishani.

Nuk kam dëshirë ta komentoj. Ai është Presidenti i Shqipërisë kur takon këdo qoftë. Për hir të së vërtetës, nuk do kisha dashur që presidentin e vendit tim ta shikoj si shefin e protokollit. Besoj se mbi normën elementare ka prevaluar dashuria për Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që kur Sekretari i Shtetit erdhi në Kryeministri, ishte shefi i protokollit”, tha Rama në Vizion Plus.

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama se “nuk do të kishte dashur të shihte Presidentin Nishani në rolin e Shefit të Protokollit” në vizitën e Kerryt, reagoi Bujar Nishani.

Përmes një mesazhi të dërguar në emisionin “Opinion”, Nishani deklaroi se e cilëson këtë deklaratë të papranueshme, duke bere ne dije se do të ketë një qëndrim më të plotë rreth kësaj deklarate të Ramës.

Share: