Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anita Tuladhar në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, ka folur për rreziqet që i kanosen ekonomisë së Shqipërisë.
Shefja e Misionit te Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anita Tuladhar theksoi se, buxheti vihet në rrezik nga mos realizimi i të ardhurave duke theksuar se, “duhet një miradministrim më i mirë i taksave”.
Ajo tha se në mos realizimin e të ardhurave kanë ndikuar ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si dhe lufta ndaj informalitetit qe nuk ka arritur rezultatet e pritshme.
Shefja e FMNsë foli dhe për rreziqet që vijnë nga koncesionet duke kërkuar që këto marrëveshje të bëhen në bazë të kornizës ligjore ndërkombëtare.