Home KRYESORE Shqipëria me halle! Nje amerikane ben apel.

Shqipëria me halle! Nje amerikane ben apel.

Nga Gani Elezi

Nje amerikane ben apel-shpetojeni luginen e Valbones.

Sa degjova ne VOA (zeri i amerikes)dt. 26.02.2016 ne luginen e Valbones,nje nga perlat e natyres shqiptare parashikohen,madje kane filluar te ndertohen 3 HEC-e,nje ne Valbone,nje ne Cerem dhe nje ne Dragobi. Keto HEC-e jane dhene me vendim te qeverise Berisha ne vitin 2013 dhe me vendim te qeverise Rama ne vitin 2015. Komuniteti i kesaj zone jo vetem eshte kunder ketyre koncesioneve,por as nuk eshte konsultuar per nje gje te tille. Ata jane kunder ketyre HEC-ve.

Jane kunder sepse ndertimi i ketyre HEC-ve shkaterron natyren dhe ekosistemin e mrekullueshem te kesaj perle te terrenit tone,por edhe per faktin se nga ana ekonomike nuk ka asnje perfitim. Te ardhurat nga keto HEC-jane shume me te pakta nga te ardhurat e turizmit. Lugina e Valbones eshte nje nga vendet me atraktive te industrise se turizmit ne Shqiperi.

Une qe e njoh kete lugine e di vleren e saj. Te tjere mbase jo. Por ajo qe me ka bere pershtypje ne kete afere eshte apeli i nje gruaje amerikane per mbrojtjen e lugines se Valbones. Me nje shqipe te vecante,me fjale qe me zor i prononconte,ajo ben apel “ruajeni kete pasuri perrallore,ruajeni luginen e Valbones”. Nuk e di a e kupton qeveria shqiptare demin qe sjellin koncesione te tilla.

Mbetet te presim. Ne nuk mund te konkurojme me HEC-e,ne mund te konkurojme e te fitojme me bukurite tona natyrore. Shpresoj te degjohet apeli i kesaj gruaje amerikane qe jeton e ndan hallet me ne shqiptaret. Lugina e Valbones vlen vetem ashtu si e ka bere natyra,si e ka bere zoti,ndryshe nuk ka asnje vlere. Mbrojeni Valbonen.Thirrja per te mbrojtur Valbonen eshte thirrje per te mbrojtur pasurite tona qe keto 25 vite jane bere pre e koncesioneve te tilla antikombetare.

Share: