Nga Marko Bello
Te zhgenjyer dhe zemeruar nga qeveria, ndodh qe qytetaret te votojne masivisht ne favor te opozites politike, duke harruar se shumicat derrmuese rrezikojne te kthehen ne arrogante dhe te pandjeshme ndaj halleve dhe shqetesimeve te tyre.
Dikur, Presidenti i SHBA-se, Calvin Coolidge, pat thene se “detyra e një qeverie është të mposhtë egoizmin, lakminë dhe dëshirat e saj, dhe të dëgjojë me vëmendje zërat e të gjithëve. Qeveria duhet të jetë e fortë në drejtësi, por më e fortë në dhembshuri. Ajo duhet të jetë e madhe në dije, por më e madhe në përunjësi dhe çdo të keqe ta mposhtë me mirësi”.
Do te ishte mire qe edhe ne vendin tone, te gjithe ata qe zgjidhen dhe gezojne mbeshtetje te forte, te jene me transparente, t’i degjojne dhe respektojne me shume qytetaret. Keshtu, edhe projektet e medha dhe ne sherbim te komunitetit, do te realizoheshin me shpejt dhe me mire.