Gjatë javëve të shkuara, tre komandantë të Shtetit Islamik në qytetin libian Sirte, janë ekzekutuar nga një distancë e largët. Askush nuk e di se kush ka gisht në këto vrasje. Tashmë përflitet se është një snajper misterioz që u është vënë pas terroristëve. Siç raporton gazeta britanike “The Telegraph”, mund të bëhet fjalë për një libian që ka luftuar në të shkuarën edhe kundër sundimtarit Muammar Gaddafi. Mes funksionarëve të lartë të ISIS në Sirte mbizotëron paniku. Në një përpjekje të dëshpëruar, për të hequr qafe snajperin misterioz, ata kanë burgosur dhe ekzekutuar dhjetëra njerëz. Por pa sukses! Sipas “Telegraph”, së fundmi ai ka goditur më 23 janar. Këtë herë plumbi fatal vrau komandantin e ISIS-it, Abdullah Hamad al-Ansari, ndërsa po dilte nga një xhami në qendër të qytetit. Sirte është nën kontrollin e ISIS-it që prej verës së vitit 2014. Deri në 2 mijë xhihadistë e mbajnë nën kontroll këtë qytet.