Home KRYESORE Venezia, Leterderguesi behet letermarres dhe letermarresi behet leterdergues

Venezia, Leterderguesi behet letermarres dhe letermarresi behet leterdergues

Nga Artan Fuga

Leterkembimi me komisionin e Venecias nga ana jone, domethene nga ana e shtetit shqiptar vazhdon. Per gjoja reformen ne gjoja drejtesi.

Nuk e di perse me kujtohet ajo kenga : leter me ke cu atje ne kufi / nuk me paske harru qe kur ishim femije, etj etj.

Tallje e madhe e leterderguesit me letermarresin dhe pastaj tallje edhe me madhe e letermarresit me leterderguesin.

Leterderguesi behet letermarres dhe letermarresi behet leterdergues.

Keta tanet bejne drafte per drejtesine me lloj lloj ycklash dhe i dergojne ne Venecia. A thua se ka ndonje veshiresi te emerohen gyqtare e prokurore te ndershem qe te kapin vjedhesit qe vec qorrat nuk i shohin kush jane.

Atje ne Venecia nja tre a kater xhaja, buze kanalit, lexojne draftet tona dhe pasi ngjyjne penden me peshtyme, duke pare cifte qe puthen mbi gondola shkruajne pergjiget tyre te mencura.

Llahtarisesh kur lexon raportet e tyre. Ore vertet kaq budallenj na dine! E hane sapunin per djath. Ato qe shkruajne ata duhet t’i dije cdo student i juridikut ne vitin e pare,

Te vjen t’ja plasesh gazit me sillogjizmat e shkruara.

Nuk di kush e paguan kete loje ping- pongu me drafte e kunder drafte ne dy ane e Adriatikut.

Populli pret qe komision Venecias t’u japi mend ketyre taneve. Por cfare te lexosh ne pergjigje thuaj ! Ja si keto: poqese palet nuk bien dakord per te zgjedh gyqtaret atehere duhet qe te bien dakord patjeter qe t’i zgjedhin sebashku. Ata qe do te gjykohen per zullume te zgjedhin bashkarisht gjykatesit e tyre. Hajde o te keqen e mendjes hajde… Dhe analistet analizojne sugjerime veneciane.

Vetem qorri nuk i sheh hajnit ne Shqiperi…

Hajde o komision hajde! Po emra kane ata komsioneret? Po kush i ka caktuar te na caktojne gjykatesit tane? Kush i paguan per nje draft qe na raft drafti kres na raft.

Me mire hajdutet te caktojne se si do te zgjidhen gjykatesit.

Kush do drejtesi te ne per te kap vjedhesit qe vetem qorri nuk i sheh sesi jetojne e harxhojne si sheike….

Share: