Nga Lis Bukuroca
Fetarët krijonë vllezëri duke u bazuar në religjionin e njëjtë dhe quajnë vëlla, vetëm atë që ka bindje të njëjta.
Adhetari quan vëlla tjetrin duke u bazuar në gjak.
Nacionalisti quan vëllat atë njeri, që ka gjak dhe bindje të njëjta.
Mafiozi quan vëlla, bashkëpunëtorin e vet.
Karrieristi quan vëlla, atë që i mundëson karrierën.
Demokrati nuk ka vllezër, por njeh vetëm barazinë gjinore dhe dinjitetin e njeriut. Pra, nuk bën dallime fetare, nuk ndan njerëzit në raca, nuk diskriminon njerëzit për shkak të përkatësisë etnike, nuk urren bindjet tjera politike.
Patriotizmi tij është kushtetuta, por ky demokrat, që u falë lirinë të gjithëve për t’u çaraveshur, mbron demokracinë me barbari edhe më të ashpër se sa të barbarit, kur barbaria ia sulmon barazinë gjinore dhe liritë dhe të drejtat e njeriut.