Në simpoziumin e Kryetarëve të bashkive të Evropës Juglindore qe është organizuar nga Banka Botërore dhe Ministria Federale e Financave të Austrisë në Graz.
Znj. Voltana Ademi, kryetare e Shoqatës se Bashkive te Shqipërisë dhe kryetare e Bashkisë se Shkodrës, pas ketij simpoziumi ka realizuar nje takim me Siegfried Nagl, Kryetar i Bashkisë së Graz-it qe sic thote vete Ademi është model për Kryetaret e rajonit, shembull i menaxhimit të qytetit të kulturës, i mbështetjes së edukimit (60,000 studentë), i trashëgimisë kulturore (qytet UNESCO ), që punon për urbanizimin pa dëmtuar natyrën, një qytet i të drejtave të njeriut.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zonja Ademi thekson gjithashtu ne faqen e saj zyrtare ne rrjetin e Facebook edhe rastin e Graz-it ku 70 kompani publike-lokale, menaxhojnë shërbimet bashkiake si një biznes i shkëlqyer në shërbim të qytetarëve.