Home KRYESORE Vrasja në Elbasan nga X5-a me timon anglez, me veprime komandosh

Vrasja në Elbasan nga X5-a me timon anglez, me veprime komandosh

Dy ditë pas atentatit mafioz që tronditi nga Elbasani gjithë Shqipërinë, Vizion Plus ka zbardhur detaje të reja nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ekzekutimi i tre personave dhe u plagosën 8 të tjerëve, pjesëtarë dhe te afërm të fisit Çapja. Kamerat e sigurisë në lokal kanë filmuar gjithë momentin kur banda në makine është afruar, ka qëlluar me breshëri dhe është larguar.

Pamjet tregojnë se automjeti qe dyshohet se është një BMW- X5 ishte duke lëvizur nga Elbasani ne drejtim të Librazhdit. Pak para afrimit tek shënjestra, automjeti ka kaluar rrugën dhe ka ndaluar në sheshin para lokalit. Nga pamjet, dallohen qarte tre gryka zjarri. Njëra është nga vendi i parë i majtë, nga brenda, me xhamin ulur. Vrasësi i dytë doli nga sedilja e pasme e të njëjtit krah dhe i treti, del dhe qëllon duke u mbrojtur nga kofano e makinës.

Këto të dhëna i kane bindur hetuesit se makina ka qene me timon anglez, duke i dhënë mundësi dy prej vrasësve te qëllojnë direkt e pa asnjë pengesë mbi shënjestrat. Agron Çapja, djali dhe nipi i tij si dhe gjithë të tjerët, ndodheshin në katër tavolina të ndryshme, një jashtë e tre brenda.

Plumbat e qëlluara nga tre personat, te cilët mbanin veshur pantallona te uniformes, ishin fatale, pasi të gjithë u kapën ne befasi. Kjo pasi makina është afruar me drita të fikura. Gjithë krimi ndodhi në më pak se një minutë. Pas masakrës, pamjet e kamerave te sigurisë tregojnë se si makina është larguar me shpejtësi normale drejt Elbasanit, pa xhiruar gomat e pa lënë asnjë shenjë në vendin e krimit. Këto pamje i kanë bindur hetuesit, se vrasësit janë persona me njohuri të mira policore ose ushtarake. Ata realizuan një krim në kohë rekord, në një aksion tipik, që sot e kryejnë vetëm forcat speciale ose trupat komando.

Share: