Home KRYESORE Zbardhet relacioni/ Lokal që do të ndërtohet te liqeni?

Zbardhet relacioni/ Lokal që do të ndërtohet te liqeni?

“100 herë të më thonë zgjidh, 100 herë do të zgjedh anën e fëmijëve të Tiranës!”

Kështu deklaroi ditën e sotme Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por sipas asaj që shkruan CityNews, pas projektit të ndërtimit të Këndit të Lojrave për Fëmijë te Liqeni Artificial, në fakt fshihet ndërtimi i një lokali, i cili nuk dihet se nga kush do të përfitohet.

Përveç këndit të lojrave, projekti në fjalë do të përfshijë edhe ndërtimin e një lokali bar-restorant që do të jepet me konçesion për t’u shfrytëzuar nga ndonjë operator privat.

Siç duket edhe më poshtë në relacionin teknik, Zona e kendit te Lojrave sipas Master Planit eshte paralel dhe ka lidhje te drejperdrejte me nje hapesire tjeter e quajtur Grand Kafe, nje hapesire kjo e rezervuar per prinderit, te cilet duke pire nje kafe ose duke lexuar nje gazete mund të kontrollojne femijet e tyre.

Kjo është krejt normale, por Veliaj foli vetëm për parkun e fëmijëve. Në fakt për atë që është biznesi i vërtetë kryebashkiaku i Tiranës nuk foli asnjë fjalë. Për lokalin në fjalë natyrshëm mund të lindin dyshime lidhur me përfituesin që do të ushtrojë aktivitetin ekonomik në të. Veliaj nuk e tregoi as objektin dhe as përfituesin e saj në zonën më të rëndësishme dhe të frekuentuar në Tiranë./citynews

Share: