Home KRYESORE Zvicër, dështon iniciativa me referendum për zbatim të dëbimit të të huajve

Zvicër, dështon iniciativa me referendum për zbatim të dëbimit të të huajve

Zvicër, dështon iniciativa për zbatim të dëbimit të të huajve.  Rreth 60 përqind e zviceranëve janë deklaruar kundër iniciativës së populistëve të djathtë, dhe kështu SVP tashmë e ka humbur betejen për iniciativën për zbatim të dëbimit të të huajve kriminelë. Tanimë zviceranët me origjinë të huaj dhe përfaqësuesit e të drejtave të njeriut në Zvicër mund të marrin frymë, pasi rezultatet flasin në favor të kundërshtisë së iniciativës së partisë populiste SVP. Rreth 59 përqind e zviceranë nuk e kanë mbështetur iniciativën e dëbimit të të huajve kriminelë, përkundër që disa anketa e nxirrnin fituese para disa javësh. Sa i takon Iniciativës për dëbim, kantonet që kanë votuar kundër SVP dhe dëbimit të shkelësve ligjorë janë: Aargau, Bern, Appenzell Ausserrhoden, Graubünden, Freiburg, Jura, Glarus, Luzern, Basel-Landschaft, Basel-Stadt, Neuenburg, Genf, Solothurn, St. Gallen, Schaffhausen, Thurgau, Wallis, Zug, Zürich. Ndërsa pro kanë votuar vetëm: Obwalden, Uri, Nidwalden, Schwyz, Tessin.

Share: