Home KRYESORE Agimi i Arte nervozon Parlamentin Europian

Agimi i Arte nervozon Parlamentin Europian

Një Konferencë mbi të drejtat e minoriteteve e zhvilluar në Parlamentin Evropian, ditën e djeshme, u kthye në një arenë përleshje verbale, pasi eurodeputetë të Agimit të Artë të mbështetur nga disa asistentë të kësaj partie, filluan të agresojnë verbalisht, duke folur me tone të larta kundër ekzistencës së një minoriteti turk në Greqi.

Konferenca pritej të diskutonte situatën në Trakë, një provincë në veriun e Greqisë, e cila banohet nga shumë etnikë turq, kur eurodeputeti i Agimit të Artë Lampros Fountoulis, filloi të ulërinte me tone të papërmbajtshme duke thënë se, “Nuk ka minoritet turk në Greqi. Merruni me problemet e vendeve tuaja, jo të vendit tim”. “Unë jam këtu, që të mbroj Greqinë”.

Një eurodeputet i Rumanisë i qendrës së djathtë, Sogor që përfaqësonte minoritetin hungarez, filloi të replikojë me eurodeputetët e nervozuar grekë duke iu thënë se “Ju duhet të respektoni rregullat e këtij Parlamenti. Dilni jashtë, nëse nuk mund të jeni i sjellshësm dhe i civilizuar”,  ndërsa të tjerët preferuan të mos përziheshin.

Eurodeputeti i krahut të majtë Terricabras i bëri thirrje presidentit të Parlamentit Evropian që të marrë masa për të shmangur sjellje të tilla fashiste të patolerueshme të eurodeputetëve të Agimit të Artë dhe asistentëve të kësaj partie.

Konferenca ishte e organizuar nga Sogor dhe e sponsorizuar nga PPE, si edhe nga Federata e Turqve të Trakës Perëndimore dhe Organizata e Kombeve dhe Popujve të Papërfaqësuar.

Share: