Home KRYESORE Foreign Affairs: Ja cili do të jetë fundi i Putinit në Ukrainë...

Foreign Affairs: Ja cili do të jetë fundi i Putinit në Ukrainë dhe Siri

Logjika e Sirisë

Për të qenë të qartë, Siria nuk mund të krahasohet me ish-republikat Sovjetike në terma rëndësie strategjike për Rusinë – për arsye gjeografike, etnike dhe kulturore. Por Putin nuk i dërgon avionët luftarakë dhe mjetet e blinduara në Siri si një shfaqje muskuj apo sepse kriza e Ukrainës e bindi atë se Obamës i mungon shtylla kurrizore.

Dhe as nuk e bën për të postuar vëmednjen nga Ukraina. Ashtu sikurse në Ukrainë, Rusia e përdori forcën ushtarake në Siri sepse besoi se kishte interesa të rëndësishme në lojë. Dhe ajo qe e përgatitur t’i mbronte këto interesa pavarësisht se sanksionet ekonomike Perëndimore po e shtrydhnin Rusinë dhe marrëdhënia e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Europën po copëtohej.

Disa të dhëna historike shpjegojnë se përse. Moska ka patur lidhje të ngushta me regjimet siriane post-Baathiste që prej 1950-s. Marrëveshja e parë për armët e nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik me qeverinë e një vendi në Lindjen e Mesme ka qenë me Sirinë, më 1954. Në dekadat në vijim, Siria ka qenë një marrëse e dorës së parë e ndihmave ekonomike sovjetike. Sektori shtetëror i ekonomisë së saj u ndërtua me shumë substanciale të parave ruse dhe përmes ndihmës së gjerë të ekspertëve teknikë rusë. Mbi 30,000 sirianë u shkolluan – shumica në shkencë, inxhinieri dhe mjekësi – në universitetet sovjetike dhe për rrjedhojë mësuan edhe rusishten. Për më tepër, 10,000 oficerë sirianë u trajnuan në akademitë ushtarake sovjetike. Disa prej këtyre civilëve dhe ushtarakëve u martuan me gra ruse, dhe disa mijëra prej tyre, ashtu sikurse mjaft rusë të tjerë, tani jetojnë në Siri.

Marinës sovjetike iu dha akses në portin e tartusit më 1971 falë asistencës ekonomike dhe ushtarake që i dha Sirisë. Më 1980, Bashkimi Sovjetik nënshkroi, me presidentin sirian Hafez al-Assad, një traktat miqësie dhe bashkëpunimi që e kishte theksin te siguria. Agjencitë ushtarake dhe të inteligjencës sovjetike dhe siriane u njohën shumë mirë me njëra-tjetrën. Udhëheqësit tejet anti-marksistë sirianë i burgosën dhe persekutuan rregullisht komunistët në vendin e tyre, por kjo nuk e bezdisi Moskën; Siria ishte një investim strategjik, jo një test ideologjie të kulluar.

Pasi Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Rusia u kap pas Sirisë. Më 2005-n, ajo i fali thuajse 10 miliardë dollarë nga 14 miliardët që Siria kishte akumuluar gjatë epokës sovjetike. Lidhjet politike mbetën të forta. Armët ruse vazhduan të vërshojnë. Dhe Rusia e restauroi tartusin dhe e thelloi portin e tij, duke e kthyer atë në shtëpinë e re të përkryer për flotën e anijeve luftarake dhe të nëndetëset të Rusisë në Detin e Zi.

Kështu që kur Putini hyri në luftën civile të Sirisë, ai, sikurse në Ukrainë, ishte duke mbrojtur interesa afat-gjata. Katalizatori për këtë lëvizje – që u planifikua me Irakun dhe Iranin – qe zbulimi i udhëheqjes ruse se regjimi sirian mund të rrëzohej shumë shpejt. Që prej atëherë, luftëtarët islamistë u mblodhën rreth provincave të Idlibidit dhe Alepos, duke marrë tashmë disa pjesë së qytetit të Alepos, qyteti më i madh i Sirisë dhe qendra e saj tregtare. Më keq akoma, në Idlib ata kanë lëvizur përgjatë vijës bregdetare duke u shtrirë që nga veriu i Latakias deri në jug pas shpinës së Tartusit. Operacionet e tyre janë kufizuar në lindje nga vargu Jabal an-Nusayriyah, vendi historik i minoritetit alavit (të cilit i përket presidenti Bashar al-Assad) që e ka dominuar shtetin sirian për dekada të tëra.

Nëse luftëtarët islamistë do ta kishin pushtuar plotësisht këtë zonë, Assadi do të kishte rënë. Putini e kuptoi se influenca ruse, e ndërtuar përgjatë gjysmë shekulli, mund të avullonte. Për më tepër, mijëra luftëtarë myslimanë nga Kaukazi verior i Rusisë i janë bashkuar luftës kundër Assadit dhe ai druhej se një shtet Islamist në Siri mund të frymëzonte ata rusë myslimanë që kanë prirje drejt rdikalizimit dhe doshta të thellonte kryengritjen Islamiste në Rusinë jugore.

Sikurse në Ukrainë, Rusia nuk do të tërhiqet nga Siria, dhe disa ekspertë po i nxitin SHBA-të që ta ngrenë stekën tani që avionët dhe bombarduesit rusë kanë dyndur qiejt e Sirisë dhe trupat dhe këshilltarët rusë kanë vërshuar në tokat e saj. Është e vështirë për ta kuptuar ngurrimin për të vepruar përballë faktit se mbi 300,000 sirianë janë vrarë në luftë dhe janë krijuar mbi gjashtë milionë refugjatë. Shumë njerës në Perëndim janë të xhindosur me të drejtë dhe duanq ë të bëhet diçka, por ka me të vërettë fare pak gjëra që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë.

Armatosja e forcave që i bëjnë rezistencë Assadit mund të jetë opsioni më pak i keq, por edhe në këtë rast është e paqartë se kush duhet të furnizohet me armë. Grupet më të fuqishme anti-Assad janë koalicioni Jaish al-Fateh, që përfshin Jabhat al-Nusran, një filial të Al Kaedas qëllimi i së cilës është një kalifat në Siri. Pavarësisht bisedimeve të të moderuarve dhe demokratëve në rezistencë, ata janë të parëndësishëm kur vjen puna te çështjet që kanë vërtet rëndësi: numri i armëve dhe kontrolli i territorit.

Vijat e luftës në Siri ndryshojnë vazhdimisht. Territori dhe armatimet ndryshojnë duar dhe aleancat janë fluide. Armët e vendosura në një mjedis të tillë mund të bien lehtësisht në duart e gabuara, diçka që propozuesit e furnizimit të rezistencës me raketa portative antiajrore – si John McCain, senatori republikan i Arizonës — e thonë në mënyrë të shkujdesur. Dërgimi i ekspertëve amerikanë në terren mund ta zvogëlonte rrezikun e shitjes apo vjedhjes së armëve, por këta ekspertë mund të rrëmbehen apo të vriten nga grupe që kërkojnë ta ndryshojnë balancën ushtarake duke i tërhequr Shtetet e Bashkuara më thellë në luftë. Nga ana tjetër, një president amerikan që do të merrte përsipër një angazhim të tillë do ta vinte në rrezik besueshmërinë e vendit dhe do ta kishte të vështirë të tërhiqej nëse gjërat nuk shkojnë mirë.

Master Plan

Asgjë prej këtyre nuk do të thotë se Putin ka një master plan për Ukrainën apo Sirinë – ose se një plan i tillë, nëse ekziston, po funksionin. Fundi i lojës së Moskës në të dy vendet mbetet i paqartë, ndoshta edhe për vetë Moskën. Spekulimet e fundit lidhur me një ofensivë të re të Putinit në Ukrainë do të përballej me barrierën e jahstëzakonshme me të cilën do të ndesheshin trupat ruse në rast se përparojnë drejt Pernëdimit. Ata do të hynin në zona ku ka shumica ukrainase dhe do të hasnin rezistencë. Do t’iu duhej të kapnin qytetet e mëdha – Dnipropetrovsk, Kharkiv, Mariupol— dhe të zhyteshin në një luftë urbane. Do t’iu duhej të mbronin linjat e gjata me furnizim.

Por më e rëndësishmja, Putini do të digjte çdo urë të kohëve të fundit që ka ndërtuar me Perëndimin përmes pjesëmarrjes produktive në negociatat P5+1 me Iranin. Një izolim i tillë do ta shtynte Rusinë drejt Kinës. Strategët rusë i tmerrohen një perspektive të tillë për shkak të fuqisë në rritje të Kinës, të historisë së trazuar ndërmjet Rusisë dhe Kinës gjatë 150 viteve të fundit, dhe Rusisë pak të populluar në Lindjen e Largët, në kufi me Kinën.

Me pak fjalë, Putin nuk do të përpiqet të aneksojë më shumë territor. Përkundrazi, ai paraprin një përsëritje të Revolucionit Portokalli të Ukrainës më 2004-n. Reformuesit që u zgjodhën më pas përfunduan që të përlesheshin, dështruan në zbatimin e reformave, dhe i venitën shpresat e njerëzve. Ai fiasko i hapi rrugën Yanukovychit, i cili ishte më miqësor ndaj influencës ruse. Rusia mund të besojë se qeveria aktuale ukrainase do të dështojë gjithashtu që të qevrisë mirë dhe do të bjerë për pasojë. Problemi për Putinin është se kjo prognizë për Ukrainën mund të jetë e rreme, dhe vendi mund të dalë nga orbita ruse. Refirmuesit ukrainas padyshim po përballen me një betejë të vështirë, dhe ndryshimi do të jetë i ngadaltë. Megjithatë ata kanë arritur disa suksese, përfshi edhe krijimin e forcave të reja policore dhe një transparencë më të madhe në kontratat shtetërore. Është shumë herët për të thënë se Ukraina ka dështuar.

Në Siri, Rusia nuk ka ansjë iluzion se Assadi një ditë do të drejtojë një vend të bashkuar. Në fakt, Moska është mërzitur nga mburrja e fundit e Assadit se do të rimarrë një kontroll total. Më tepër, Moska do që Assadi t’i përdorë arritjet e tij të kryera nga trupat e tij si pasojë e ndërhyrjes ruse për të arritur një marrëveshje të favorshme me armiqtë e tij. Paradoksalisht, ndërhyrja e Rusisë i ka dhënë Assadit besim se ai mund të arrijë fitore të mëtejshme dhe ta shtyjë për më pas marrëveshjen. Rusia, padronia e tij, mund t’i kërkojë që të negociojë. Por ai mund të vendosë që të mos bindet. Dhe këtu qëndron problemi. Putini, i cili ka angazhuar trupat dhe reputacionin e tij, nuk mund të kërcënojë në mënyrë të besueshme se do ta braktisë.

Kështu që Putinit do t’i duhet të presë radhëne gjatë. Gajakderdhjen masive, ndarjen e thelë ideologjike që e ndan regjimin e Assadit nga armiqtë e tij, dhe ndarjet brenda rezistencës që kërkojnë një marrëveshje të shpejtë dhe të pranueshme për të gjithë. Ndërkohë, kostot për Rusinë mund të rriten dhe mund të ketë surpriza të pakëndshme. Ndërmjet të tjerave mund të ketë edhe sulme terroriste ne Rusi, shpagim për vdekjet dhe shkatërrimin e shkaktuar nga bombardimet e saj. Turqia dhe Rusia mund të përplasen lidhur me mbëhstetjen e Rusisë për Njësitë e Mbrojtjes Popullore, të cilat Turqia i ka sulmuar. Dhe nëse Turqia sulmohet, NATO duhet të përgjigjet.

Rusia dhe Perëndimi do të vazhdojnë të kenë tensione për sa kohë nuk do të ketë një marrëveshje politike në Siri dhe Ukrainë. Presidenti i ardhshëm amerikan, qoftë demokrat apo republikan, nuk do të ngutet që t’i riparoj marrëdhëniet me Putinin. Për arsye politike të brendshme, ai ose ajo do të fokusohen së pari që t’i tregojnë Putinit se banori i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk do t’i shkojë nga pas. Ajo që ka nisur të quhet Lufta e Dytë e Ftohtë nuk është e mirë për Perëndimin.

vladimir putinPor ajo mund të jetë edhe më e keqe për Rusinë për disa arsye. Çmimi i naftës, burimi jetik i ekonomisë ruse, ka shkuar nën 30 dollarë për fuçi krahasuar me 110 që ishte në mesin e 2014-s, dhe rubla ka humbur gjysmën e vlërës së saj ndaj dollarit gjatë së njëjtës periudhë. Rezervat e tregtisë së jashtme ruse do të vihen nën trysni për shkak të të dyja këtyre zhvillimeve. Edhe më keq akoma, ekonomia ruse u tkurr me 3.7 përqind në 2015-n dhe trendi pritet të vijojë në 2016-n. Madje ka edhe shenja se gjendjas e vështirë ekonomike po krijon trazira publike. Nën këto rrethana, Putini mund t’i konsiderojë luftërat e hapura në Ukrainë dhe Rusi të papërballueshme./FaktiNews

Share: