Nga Romeo Gurakuqi
Kryeministri ne Shkoder: kthehet ne vendin te cilit ia shkaterroi perfaqesine, ia dhunoi standardin intelektual e qytetare te fjales e drejtimit, vendin te cilin e vendosi nen kontrollin e pjese se “force” te shoqerise. Por atij serish ne Shkoder nuk ia presin fjalen, sikur i ndodhi Blushit ne Elbasan, para Tij. Nuk ka kush t’ i thote nje fjale: vendi ku ka gjete te ndalet sot, Shkodra e partise se tij ,eshte e “vendosur” e gjitha ne rresht. Edhe mua me “vendosen” ne rreshtin e pritjes ne rruge; me peguan per te dale nga Shkodra, pa kryer Ay hyrjen e tij “triumfale”, shoqeruar me dhjetra e dhjetra forca policore.
Po marr vesht se Kryeministri ka shkue ne Gjimnazin “28 nentori”, vater e dijes shqiptare, themelue nga mendjet me te arsimueme te kombit, . Po me kujtohet me kete rast nje ngjarje e nentorit 2013, qe me detyroi t’ i shkruaja menjehere Atij, Kryeministrit te vendit, per ta vene ne dijeni per nje ngjarje te pakonceptueshme deri atehere, duke mendue qe Ay s’kishte njohuri mbi ate cfare benin vartesit e Tij: heqjen nga puna te trashegimtareve te arsimuar ne universitetet me te mira perendimore, te ketyre personaliteteve qe kishin themeluar arsimin shqiptar,.
Por jo, isha gabuar: largimet nga puna ishin te paramenduara dhe te projektuara nga Ay vete: Ishte Ai i njejti, Shkelqesia e Tij Kryeministeri, qe kishte urdheruar me heq bijte e shkolluar te intelektualeve pa parti. Ishte Ai qe kishte urdheruar largimin e gjithe atyre qe hipotekisht ishin jo pjese e kastes se Partise se tij te Punes, pavaresisht nga shkollimi dhe une smund te merrja kurre pergjigje te ndergjegjshme nga nje Ay:. Isha adresuar gabim, tek njeriu i gabuar qe drejton Shqiperine, sot, ne bashkeshoqerim me nje krye personazh tjeter po aq te paskrupull dhe shume me teper mizor, persa i perket skemave te nenshtrimit dhe kontrollit te shoqerise. Po sa niper e mbesa shkodranesh te shquar ka dhunuar Ay dhe Ai tjetri keto 32 muaj?
Po sa bij e bija shqiptaresh te thjeshte ka dhunuar dhe po dhunon ne administrate establishmenti i Tyre?! Dhe kete aksion shnderrues e drejton nje sternip i Zef Kolombit te madh? Jo nuk do te duhej te ishte ky modeli nje Kryeministri te Shqipnise demokratike, dhe as kjo sjellja politike e administrative e nje partie europianiste.
Ai erdhi ne vendin, qe nuk mund te nenshtrohet, pavaresisht se sot hesht dhe injoron; Ai erdhi ne vendin, diaspora e te cilit e sfidon ate dhe orten e tij te urrejtjes, te percmimit dhe te izolimit.
Aii erdhi serish ne vendin ku ka investuar vetem 1% te parave qeveritare, 18 here me pak se ne Vlore, 11 here me pak se ne Fier, por diskriminimi qe Ai dhe qeveria e Tij jane duke i bere Shkodres, nje dite do t’i kthehet mbrapsht, sikurse u eshte kthyer paraardhesve te Tij te ngjashem, 25 vite me pare. Kush do ta ndale marrezine e sistemit te tij?