Home KRYESORE Nuk mund te “privatizohet” historia e marredhenieve SHBA- Shqiperi

Nuk mund te “privatizohet” historia e marredhenieve SHBA- Shqiperi

Nga Genc Mlloja*

Kane kaluar 25 vjet nga nenshkrimi i Memorandumit te Mirekuptimit midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara cka ri-vendosi marredheniet diplomatike midis dy vendeve. Kjo ngjau me 15 mars 1991 ne Departamentin e Shtetit ne Uashington ku per palen shqiptare firmosi Ministri i Jashtem i asaj kohe Muhamet Kapllani.

E natyrshme eshte qe kjo ngjarje ishte finalizim i nje procesi te gjate bisedimesh me shume ngjarje te thena dhe te pathena qe rinisi ne Nju Jork me 1 maj 1990 me nje takim midis pales amerikane dhe asaj shqiptare te kryesuar nga Ambasadori Bashkim Pitarka (me rastin e 20-vjetorit te kesaj ngjarje kam botuar ne shtypin shqiptar dhe ne Albanian Daily News ate qe pata quajtur nje ‘rindertim’ i asaj qe ndodhi nga 1 Maj 1990 deri ne 15 mars, 1991).

E theksova me siper ‘rinisi’ se edhe me pare ka patur kontakte midis Tiranes dhe Uashingtonit per kete ‘shkrirje akujsh’. Nuk po zgjatem mbi rendesine e kesaj date se askush nuk dyshon asnje grime se ajo ishte historike, rikthente ku duhet te ishin lidhjet shqiptaro-amerikane.

Ndodhi ne fillim te viteve ‘90 si edhe me ri-vendosjen e lidhjeve diplomatike me shume vende te tjera si me Gjermanine, Rusine, Angline, e ndonje tjeter kur fryma demokratike ne te gjithe Evropen Lindore u ndje edhe ne Shqiperi, te cilen gazetarja e njohur amerikane, Marvin Stone do ta quante “Dominoja e fundit” ne nje artikull te botuar ne Nju Jork Times.

Pra, akti i ri-vendosjes se marredhenieve diplomatike shqiptaro-amerikane kishte ne sfond cfare po ndodhte ne Evropen Lindore dhe Shqiperi ku dukej se regjimit diktatorial po i vinte fundi, dhe ishte populli dhe vecanerisht rinia, qe po ia shkurtonin gjithnje e me shume ditet.

Kjo eshte histori ne vete te cilen shume duan ta ‘privatizojne’ ne nje kohe kur per mendimin tim aktori kryesor ishte vete populli, rinia e dale prej tij.  Po keshtu nuk mund te ‘privatizohet’ as edhe ngjarja historike e rivendosjes se marredhenieve diplomatike midis Shqiperise dhe SHBA, por nuk mund te mohohet fakti se nje gje e tille u ‘vulos’ ne Uashington pas nje procesi intensiv bisedimesh zyrtare te diplomateve te te dy vendeve te asaj kohe.

Po i shkruaj keto rradhe duke rikujtuar nje grimce nga cfare ka ngjare ne ato kohe kur pas perfundimit te ceremonise zyrtare na njoftojne nga Tirana se ketu po qarkullonte lajmi se Memorandumin e kishte firmosur Z. Sali Berisha, i cili se bashku me te ndjerin Gramoz Pashko, ishin te ftuar ne kete ceremoni si perfaqesues te Partise Demokratike.

Ne akoma nuk kishim derguar njoftimin zyrtar ne MPJ per shkak te angazhimeve dhe differences prej 6 oresh te kohes. E verteta doli shume shpejt edhe me foto. Firmen e kishte hedhur Z. Muhamet Kapllani!

Kjo fryme perpjekjesh per ‘privatizimin’ e kesaj ngjarje ka vazhduar edhe me vone, vecanerisht nga Z. Berisha, i cili edhe sot ne gazeten Rilindja Demokratike shkruan se “Vetem renia e Perdes se Hekurt nga Levizja Studentore e Dhjetorit 1990 dhe themelimi i PD, beri te mundur rivendosjen e marredhenieve diplomatike me SHBA”.

Nuk ka ‘vetem, vetem dhe vetem’ ne historine e lidhjeve shqiptare-amerikane ne cdo kohe. Ne piketa te historise se gjate te ketyre marredhenive askush nuk mund te pretendoje ‘vetem une’, dhe ne fakt, pak kam pare qe te kene bere nje perpjekje te tille.

SHBA, politika dhe diplomacia amerikane ne veprimet e tyre me vendet e tjera nuk njohin dhe nuk u thurin lavde te vete-ashtuquajtureve benjamina. Ata kane nje ‘benjamin’, i cili eshte populli shqiptar.

Politikanet e diplomatet shkojne e vijne, kane meritat e tyre ne momente te caktuara, ashtu sikurse edhe gabimet por kurre, sikurse ne rastin konkret, nuk eshte ‘vetem’ nje politikan apo force politike qe te kete percaktuar rivendosjen e marredhenieve diplomatike midis Shqiperise dhe SHBA.

Prandaj do te kishte qene mire (si sugjerim modest ky), qe Ambasadorja shqiptare ne Uashington, Floreta Luli-Faber krahas takimit vleresues per ambasadoret amerikane qe kane sherbyer ne Tirane pas viteve ‘90 te ishte kujtuar edhe per ata qe kane qene aktore te ngjarjes se 15 marsit 1991 dhe nuk i ka patur larg.

Me sa di ish-ministri i Jashtem Muhamet Kapllani dhe ish – ambasadori Bashkim Pitarka e ndonje diplomat tjeter jetojne atje. Pjesemarrja e tyre ne nje perkujtim te tille do te kishte patur shume kuptim per te vleresuar edhe palen shqiptare te asaj ngjarje.

Kjo mund te ndihmonte te deshmonte edhe njehere se ajo ngjarje nuk ishte pune ‘vetem’ por me shume kontribues konkrete te cilet gjej rastin ti pergezoj!

*Autori eshte diplomat shqiptar dhe aktor i kesaj historie ne Washinton

Share: