Home KRYESORE Ne prezantimin e librit te Av.Dr.Enida Bozheku Bozheku ” Gjykimi i shkurtuar”

Ne prezantimin e librit te Av.Dr.Enida Bozheku Bozheku ” Gjykimi i shkurtuar”

Nga Arben Abazaj

Ne fakt ky eshte nje liber krejtesisht profesional mbi ligjin dhe proceduren penale, megjithese pata nderin ta lexoja qe para se te botohej, nuk e marr guximin te flas mbi te, mbi vlerat, kendveshtrimin dhe koherencen qe bien keto interpretime profesionale! Besoj kushdo e kupton perse!

Por per autoren, po, do desha te thosha disa gjera! Ne ditet e sotme jemi deshmitare se si nje numer i madh njerezish te moshave te ndryshme i’a mesyjne auditoreve te universiteteve per marrjen e nje diplome qe t’u jap mundesi ( flasim brenda meritave), te zene nje vend te pelqyeshem ne hierarkine shoqerore e shteterore, duke i mundesuar vetes nje jete sa më me mireqenie!

Jane plotesisht ne te drejten themelore te qenies njeri ne keto perpjekje. Nese njeriu nuk do synonte me lart me mire, me persosur ai do mbetej qenia me e ulet e planetit, prandaj respekt per keta njerez! Brenda kesaj mase njerezish ama ka nje grup te vogel te atyre qe shkojne shume me pertej se nje diplome, jane nje soj njerezish qe leximin, studimin nuk e shohin me si detyrim, por si nje kenaqesi si rutine te pazevendesueshme te jetes se tyre. sipas tyre kjo u ndodh me po ate thjeshtesi e normalitet edhe jashte ndergjegjes se tyre sic psh, ndodh pedalimi tek nje ciklist, qe edhe pse mund te flase, kendoje, e mund te mendoje gjithshka tjeter, kembet instiktivisht vazhdojne pedalimin, edhe keta njerez studimin! Studimin ata e kane jo vetem kenaqesi, por edhe kerkese intelektuale, shpirterore e une do thosha edhe, edhe, organike!

Duke perthithur dijet e shkencave, te akumuluara prej mijera vitesh eksperience njerezore, duke i kaluar ato ne gjykimin kritik te arsyes se tyre, i shperbejne keto dije, pastaj i rigrupojne, i ristrukturojne dhe na i transmetojne ne nen nje optike te re veshtrimi, ne koherence me kohen tone dhe problemet e saj!

Keta jane ata njerezit qe i pershtasin me dije e dituri, interesat e komunitetit ndaj kerkesave te realitetit, duke u bere komunikatoret e vete komunitetit me kohen realeqe jetojme, duke u bere keshtu ai tharmi qe i duhet nje shoqerie per t’u bere sa me bashkekohore duke ngritur standartet dhe cilesine e funksionimit te saj!

Mos harroni se ashtu si njerezit, edhe shoqerite nese nuk bejne perpjekje per te permiresuar standartet e funksionimit te tyre, nese nuk synojne te behen bashkekohore jane te denuara te shkojne ne degradim, shthurje e ne nje gjendje qe vetem njerezore nuk mund te quhen!

Ne per fatin e keq kemi pak njerez te ketij niveli, e nder keta te pakte eshte edhe Av. Dr. Enida Bozheku! Per keta dy here respekt e mirenjohje! Medalja ka dy ane! Bashkekohoret tane bejne punen e tyre, komunikimin me kohen qe jetojme, por do ishte e padrejte te harxhonin energji te realizonin dhe komunikimin e vepres se tyre shkencore me vete publikun te cilit i drejtohet!

gjykimi i shkurtuarKete normalisht do te duhej ta beje shoqeria me ane te institucioneve te saj dhe kryesisht shtetit! Sot teknologjia jep plot mjete, menyra e forma ne realizimin e kesaj, kerkohet vetem nje gje e thjeshte: Zyrtaret e ketij shteti te ngrihen e dalin mbi meskinitetet cinike mesjetare, te vene ne shfrytezim cdo mundesi qe kane me qellimin qe punes se dijetareve tane t’u marrim efektivitetin sa me te madh ne dobi te ngritjes se cilesise se funksionimit te shoqerise sone!

Tek e fundit te gjithe keshtu dalim te fituar ne meritojme njerezit tane te mendjes dhe ata ndihen krenare me vleresimin qe ne kemi per kontributin e tyre! Sot ishte dita qe si qytetar t’i shpreh mirenjohjen Enides ne kete drejtim! Faleminderit, respekt, mirenjohje!

Share: