Home KRYESORE Tre propozimet e LDE per zgjedhje te lira.

Tre propozimet e LDE per zgjedhje te lira.

Ne nje deklarate per shtyp, te shperndare diten e sotme, LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike ka paraqitur 3 propozimet e saj zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi.

LDE, nepermjet Kryetarit te saj Arian Galdini u ben thirrje te gjitha Partive Politike Parlamentare, por edhe Tryezes se Partive te vogla qe pervec funksionimit te Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore, te instalojne edhe nje Keshill Politik te Kordinimit per Reformen Zgjedhore.

Kryetari i LDE, shprehet nepermjet kesaj Deklarate per Shtyp thote se Reforma Zgjedhore nuk mund te konsiderohet me vetem si nje atribut teknik i Komisionit Parlamentar, ngase prej 25 vitesh ne Shqiperi, te tilla Komisione kane prodhuar vetem zgjedhje te deshtuara, ose zgjedhje me te mira se te meparshmet.

“Nje Keshill Politik i Kordinimit per Reformen Zgjedhore do te krijonte nje mekanizem ku te gjithe faktoret dhe aktoret politike, te rendesishem, te medhenj, te vegjel, te vjeter apo te rinj, te jene pjese e pergatitjes se rregullave te lojes per nje proces sa me te denje, te ndershem, me integritet dhe te lire zgjedhor.” thote Galdini.

Ndaj LDE propozon:

1. Thirrjen e nje Tryeze politike per krijimin e Keshillit Politik te Kordinimit per Reformen Zgjedhore.

2. Daljen me nismen: Nje Karte Identiteti nje vote. Kjo nisme synon ndalimin e perdorimit te Kartave te Identitetit false, te blera, te emigranteve apo te abstenuese. Nje shtet qe ka 700 milion leke per te ndertuar nje Kend Femijesh ne Parkun e Liqenit, nje shtet qe ka 1 milion euro per te ndertuar Bunk’Art, nje shtet qe ka 1 milion e gjysem euro per te ndertuar muze ne Shtepine e Gjetheve, duhet patjeter qe te gjeje parate e nevojshme per blerjen e pajisjeve dhe teknologjise qe garantojne njohjen e Kartes se Identiteti se bashku me gjurmen e gishtit ne cdo Njesi Votimi. Cdo votues shqiptar duhet te pajiset domosdoshmerisht nga shteti me Karta Identiteti. Cdo votues duhet patjeter qe te votoje vetem me Karte Identiteti ose me Pasaporte Biometrike, e te beje njohjen e dokumentit te tij me gjurmen e gishtit ne pajisjen perkatese. Vetem ne kete menyre, eleminojme perdorimin arbitrar te votuesve fiktive apo te rrejshem.

3. Te sanksinohet me nje nen te posacem hapja e rastesishme e 10% te Kutive te Votimit me gjithe materialet zgjedhore brenda tyre, fill pas perfundimit te procesit. Kjo hapje e rastesishme te behet nga Kolegji Zgjedhor. Ky nen do te garantoje paprekshmerine e shenjterine e votes se qytetareve shqiptare nga Komisioneret dhe Numeruesit. Nese, Komisioneret dhe Numeruesit apo sido qe te percaktohet se kush do ti admimistroje proceset zgjedhore, do ta dine se 10% e Kutive te Votimit do te haprn ne menyre te rastesishme, nuk do te guxojne te prekin e as tjetersojne votat me manipulime apo tjetersime. Per cenuesit e votes te percaktohen edhe denime automatike te renda. Krimi Elektoral te konsiderohet si krim i rende. Ndaj edhe hapja e 10% e Kutive te Votimit do te siguronte edhe denimin e menjehershem te keqberesve elektorale.

LDE eshte e gatshme qe te ofroje edhe ekspertizen e saj ligjore, nese keto propozime do te kerkohen edhe ne formen ligjore.

Share: