Home KRYESORE Pyeti një muslimane per terrorin ne Bruksel dhe arrestohet

Pyeti një muslimane per terrorin ne Bruksel dhe arrestohet

Siç njoftojnë mediat britanike, një londinez nga periferitë e kryeqytetit, është arrestuar nga policia për nxitje të urrejtjes raciale në rrjetet sociale.

Matthew Doyle ka ndeshur një muslimane në rrugë dhe i ka kërkuar asaj t’i japë shpjegime mbi ngjarjet e Brukselit.

“Nuk kanë të bëjnë aspak me mua,” pretendon ai t’i ketë kthyer përgjigje e panjohura muslimane, të cilën mori guximin ta pyesë.

Më tej ai e ka bërë të njohur historinë në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar: “Ndesha një muslimane dje në Crojdon (Croydon). I kërkova të shpjegojë Brukselin. Ajo tha, ‘Nuk ka të bëjë aspak me mua.’ Një përgjigje e shtirë.”

Postimi i tij ka marrë dhenë më pas, duke u ripostuar pandërprerë.

Një zëdhënës i Scotland Yard-it ka sqaruar: “Kemi arrestuar një 46-vjeçar me dyshimin e nxitjes së urrejtjes raciale në median sociale.”

I ndaluari nga policia është shfajësuar me pretendimin se nuk e dinte që postimi i tij do të ishte një “granatë dore”./tesheshi.com

Shenim: Mire kane bere, por me pare duhen sqaruar njerëzit qe ata nuk perfaqesojne Islamin tek i cili miliona njerez ne bote ndihen e behen paqesore!

Share: