Home KRYESORE “Forca Rinia” bashkëbisedim me te rinjte nis hartimin e programin

“Forca Rinia” bashkëbisedim me te rinjte nis hartimin e programin

“Forca Rinia” një nga subjektet politike më të reja që ka arritur të marrë përfaqësim në këshillat lokal, nisi këtë të shtunën turin e saj që pritet të shtrihet në të gjithë vendin, me qëllim hartimin e programit të saj politik të quajtur “Shqipëria me të rinjtë”

Gjatë një takimi, kreu i Partisë ‘Forca Rinia’, Dritan Broka shkëmbeu ide me të rinjtë, për këtë qëllim. Sipas tij programi i “Forca Rinia” do të krijohet pikërisht nga vetë të rinjtë dhe shkembimi i ideve gjate nje seri takimesh qe po organizon kjo parti politike qe ka marre pjese vetem ne zgjedhjet e fundit lokale dhe eshte e perfaqesuar me disa anetare te keshillave bashkiake.

“Për herë të parë mund të themi se vetë rinia po realizon nëj program vetëm për të rinjt të mirëfilltë politik. Është shtëpia e të gjithë të rinjve e atyre që vetë punojnë vetë realizojnë qëllimet e tyre por dhe së fundmi vetë të rinjte përfaqësojnë të rinjte”-tha Broka ne takimin e sotem

Me një fyrmë politike krejt të re, përfaqësuesit e “Forca Rinia” do të udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë për të takuar qytetarët e për të dëgjuar shqetësimet e propozimet e tyre.

Forca Rinia, pritet të organizojë kuvendin e përgjithshëm të saj me 27 prill, ndërsa një muaj më vonë pritet të organizojë edhe kongresin.

Share: