Nga Azem Parllaku
Në orën 18.00, mbyllen aeroportet civile që përshkojnë Adriatikun. Në orën 19.00, dhjetra avionë ngrihen nga baza ajrore e Avianos, Itali, shpërthime të fuqishme tronditin të gjitha instalimet ushtarake serbe në Kosovë e Serbi.
Në orën 20.15, alarmi antiajror zhurmon në Beograd e Novi Sad, po në këtë orë Prishtina zhytet në terr, ndërpritet rryma elektrike.
Në orën 21.00, Presidenti Bill Klinton, nëpërmjet një konference shtypi për mediat, konfirmon sulmin ajror. Në orën 21.15, nga Vatikani Papa e konsideron sulmin si “një humbje për njerëzimin”!
Në orën 22.00, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana pohon: “Ka nisur një sulm kundër objektivave serbe në Jugosllavi”.
Në orën 22.30, në një mesazh televiziv presidenti rus Boris Jelsin i kërkon Bill Klintonit, t’i jap fund ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi!
Në orët në vijim, Kina kërkon t’i jepet fund bombardimeve! Presidenti Jelcin dënon agresionin e Aleancës duke cituar: “Rusia do të mbrohet deri në fund, duke rezervuar të drejtën të marrë masa të plota, përfshi dhe ato ushtarake, për të garantuar sigurinë e saj dhe të Europës”!