Nga Harry Bajraktari
Sot, njëzet e pesë vjet më parë, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, të cilat qenë ndërprerë nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës. Kjo ditë jo vetëm që shënon një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, por është vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët përgjithsisht në Ballkan. Rihapja e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA, është më shumë se sa një datë historike dhe më shumë sesa një mbështetje globale.
Nga kjo kohë e fillimit të bashkëpunimit diplomatik dhe të bashkëpunimit në fushat e tjera të rëndësishme me SHBA, Shqipëria ka fituar një siguri shtetërore, një mbështetje të madhe në zhvillimin e demokracisë dhe në zhvillim ekonomik.
Pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria nuk do të kishte arriur të jetë shtet me ndikim në Ballkan, sepse me mbështetjen e këtij vendi mik, u bë anëtare e NATO-s, e barabartë me e vendet e tjera të kësaj aleance të madhe veri-atlantike. Se sa janë shqiptarët pro-amerikanë më së miri tregon vizita e James Baker në qershor të vitit 1991 ku sheshet e Tiranës nuk kishin vend t’ i zënë të gjithë ata që donin ta ndiqnin fjalën e tij para gjithë asaj mase.
Dëshiroj të theksoj se mu në këtë ditë doli numri i parë i gazetës Illyria dhe vizita e tij u pasqyrua në faqen e parë të saj.Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë më 10 qershor 2007 presidenti i SHBA George Bush, vizitoi Shqipërinë ku nga afër dha sinjalin e prerë për pavarësinë e Kosovës, shtet sovran e demokratik.
Këto marrëdhënie në mes dy vendeve po avancohen gjithnjë e më shumë dhe me ndihmën e SHBA, Shqipëria do të jetë pjesë e integrimeve evropiane dhe proceseve tjera