Në fillim Parisi, pastaj Brukseli dhe nesër nuk duhet se cili qytet evropian do të jenë në shënjestrën e urrejtjes islamike. Ajo që është e sigurt është se janë shërbimet sekrete të Shtetit Islamik që organizojnë sulmet në tokën evropiane. Kjo strukturë ka mbështetjen e 1500 burrave të përzgjedhur, zotëron burimet më të mira njerëzore dhe materiale dhe është e dominuar nga të huajt. Një shtet brenda një shteti, që urrehet edhe nga vetë luftëtarët “e rregullt” islamikë.
Sipas dezertorëve dhe islamikëve të arrestuar kjo bërthamë e ISIS ka dërguar në Evropë në vjeshtën e vitit 2015, 60 luftëtarë të huaj të kryesuar nga Abdelhamid Abaaoud, me detyrën për të shkaktuar terror në Francë, Belgjikë dhe Britani. Të paktën 20 prej tyre janë ende në qarkullim. Formacioni është i organizuar në celula gjysmë-autonome, ose të ndara, që janë në gjendje të vazhdojnë të godasin edhe nëse njëra prej tyre neutralizohet. Kamikazët mbikëqyren nga “koordinatorët” që janë gati t’i hedhin në erë nëse ata kanë hezitime.
Sipas “La stampa”, gjithçka drejtohet nga Departamenti i Sigurisë së Jashtme, Amn al-Kahrji, më e rëndësishmja nga katër degët e Sigurisë së ISIS. Të tjerat janë Amn al-Dakhili, siguria e brendshme, Amn al-Askari, shërbimet ushtarake, dhe Amn Daëla, FBI e ISIS-it ose kundër-inteligjenca. Departamenti i Sigurisë deri në nëntor të vitit 2015 drejtohej nga Ebu Rahman al-Tunisi, i eliminuar gjatë sulmeve amerikane pas ngjarjes së Parisit.
Për Pentagonin ai ishte përgjegjësi për koordinimin e “transferimit të informacionit, njerëzve, financimit dhe armëve”, ekzekutori zyrtar i sulmeve në Perëndim. Në një nivel më të ulët, sulmet në Raka përveç Abaaoud dhe Salah Abdeslam (edhe pse roli i tij është ende për t’u qartësuar), janë përgatitur edhe nga Charaffe al-Mouadan dhe Abdul Qader Hakim, edhe ata të eliminuar nga sulmet e SHBA. Luftëtarët ngarkuar për të goditur jashtë vendit kanë kampe të veçanta.
Trajnimi është shumë i vështirë “nga ora 5:30 e mëngjesit deri në mbrëmje”. Kamikazët ndahen nga të tjerët: Gjatë mësimeve fetare pyeten “Kush dëshiron të bëhet martir?”. Ata që ngrenë duart futen në një grup të veçantë”. Qëllimi i vërtetë është që të ndalin sulmet ajrore ndaj kalifatit. Një tjetër luftëtar i huaj i arrestuar në Francë, Nicolas Moreau, shpjegon: “Çdo luftëtar i dërguar në Evropë merr 50 mijë euro”. Është ai, me nofkën “i penduari” që zbuloi i pari, verën e shkuar, emri e luftës së Abaaoud: Abu Omar. Hetuesit kuptuan se ishte kreu i formacionit që po planifikonte sulme në Evropë.
Në tetor thirret një takim urgjent i shërbimeve europiane në një raport nga Raka që tregon se si Abaaoud po organizonte ardhjen e 60 luftëtarëve të huaj. Kontingjenti xhihadist ndjek itinerarin ballkanik të koordinuar nga Abaaoud, i vetmi që di identitetin e të gjithë xhihadistëve të punësuar. Në 13 nëntor në sulmet e Parisit, formacioni nuk operon në bllok, por në celula. Secila ka një të detyrë të caktuar, sulm, tërheqje, mbulim dhe stafetë. Abaaoud vdiq në blicin e Saint-Denis, disa ditë më vonë, por struktura vazhdon të veprojë, në sajë të qelizave të ndara.
Një taktikë e përdorur nga shërbimet sekrete: kështu që edhe në qoftë se dikush bie në duart e armikut, nuk mund të “djegë” askënd, madje as nën presionin e torturave. Pastaj janë koordinatorët, si ai që u arrestua të shtunën, Faycal Cheffou, “gazetari terrorist”, i njohur nga shoferi i taksisë që shoqëroi komandot në Zaventem. “Lëviz në mënyrë të pavarur, nuk duhet të hidhet në ajër, ndoshta mban armë, shpjegojnë burimet e inteligjencës europiane. Kontrollon që gjithçka të shkojë mirë”.
Dyshohet se ai zotëronte një detonatorë të dytë të bombave të kamikazëve që do të përdorej në rast të dështimit të të parave. Duket se ka pasur edhe një plan B, pra nëse nuk do të kishte shpërthim do të hynte në aksion një komandë e dytë bazuar në indiciet e vetë Cheffou. Së fundi edhe veshja e tij nuk dukej e improvizuar, thonë disa analistë “me qëllim e ngjashme me atë të Johnny Depp në një film të njohur”.
Gjithashtu mendohet se mes celulave ka lidhje: lidhja mes grupit të zjarrit të Parisit dhe atij të Brukselit mund të ishte Mohamed Belkaid, një algjerian i vrarë në operacionin ku u kap Salah Abdeslam. Ajo mes ngjarjes së Brukselit dhe një ngjarje e mundshme e ardhshme mund të jetë Najim Laachroui, alias Soufiane Kayal, “ai që merrte shtëpi me qira në Molenbeek, mik i Salah.
Ky i fundit duke se ka qenë koordinatori i shpërthimeve të Parisit gjë që hedh poshtë tezën se nuk u hodh në erë pasi ndërroi mendje në momentin e fundit, por për të koordinuar një operacion në Bruksel, por jo një rrjet zinxhir sepse ai vetë shpjegon se nuk i ka njohur Khalid dhe Ibrahim el-Bakraoui, dy vëllezërit kamikazë të Brukselit. Kjo është teoria e “celulave të ndara”.
E Konfirmon Abu Zalah, operativ i 007 të Hezbollah i i specializuar në degët e xhihadistëve. “Janë luftëtarët e huaj që po kthehen dhe luftëtarët e dërguar si refugjatë në Europë të përzier me ata të vërtetët në rrugët e dëshpërimit. Janë celula të ndara në grupe me nga pesë vetë në të njëjtën zonë, askush nuk e njeh tjetrin, por aktivizohen me një komandë”. Nga 60 anëtarët e formacionit të Abaaoud kanë mbetur më pak se gjysma, e gatshme të aktivizohet nga koordinatorët: janë “ato celulat sekrete të përmendura në pretendimet e ISIS. /DITA