Nga Albert Gajo
Nje histori e trilluar me duket nga ish truproja e Berishes. Kam qene vete prezent ne aeroport ne pritje te Kryeministrit Meksi dhe dy tre ministra te tjere te qeverise , si Ruli me sa me kujtohet.
Aeroporti kishte mbi gjashte muaj qe nuk kishte drita per ulje naten dhe nuk u prene ate dite, keshtu qe te gjitha udhetimet ne Rinas beheshin me drite te plote. Piloti i aeroplanit qe ne nisje i dinte konseguencat e nje ulje pa drita ne aeroport, por per shkak te nje urgjence pune nuk mund te shtyhej udhetimi per diten e neserme.
Per drita ne piste u perdoren dritat automjetit te Kryeminstrit dhe dy makinave shoqeruese, te cilat per shkak te papershtatshmerise se tyre, beri qe avioni te ishte vertet ne nje gjendje mjaft te veshtire per ulje.
Kam qene ne piste dhe kam pare avionin te ulej me hunde, dhe te bente nje kercim mbi toke gati 10m dhe te binte me rrotat e mbrapme, pa u kthyer ne njeren ane qe do te ishte fatale. Nga ulja jo ne kendin e duhur, rrota e pare e avionit del nga vendi dhe avioni reshket mbi pjesen poshte perpara…
Shenim: Izet Haxhia ka folur per nje mundesi atentati ne ate periudhe te menduar nga ish presidenti Sali Berisha ndaj ish kryeministrit Aleksander Meksi