Home KRYESORE Ali Ahmeti i ftuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitar

Ali Ahmeti i ftuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitar

Mediat në Shkup njoftojnë se Prokuroria speciale e Republikës së Maqedonisë në kuadër të kompetenave dhe aktiviteteve të saja ligjore në lëminë e hetimeve që i bënë për ndjekjen dhe hulumtimin e disa rasteve që janë në kompetencë të prokurorisë, në cilësin e dëshmitarit të enjtën është i ftuar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Këtë informacion e ka konfirmuar shefi i kabinetit të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi .

Grubi lidhur me këtë ftes dërguar Ahmetit, thotë për „Zhurnal“ se Kryetari Ahmeti ka pranuar këtë ftesë sepse gjithmonë është në gadishmëri të kontribojë të zbardhen të gjitha rastet të kundërligjëshme duke shtuar se BDI-ja është në mbështetës i fuqishëm të punës së Prokurorisë special.

“Kryetari Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë mbështetës të fuqishëm të punës ligjore, transparente, të paanshme dhe pa paragjykime etnike, fetare, partiake apo politike të Prokurorisë Speciale.

Javën e kaluar, Kryetari Ahmeti ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit nga ana e Prokurorisë Speciale dhe pa dyshim qe ai do të respekton obligimin e tij qytetar në përkrahje të institucioneve të pavarura”, kështu kabërë ditur për Zhurnal, shefi i kabinetit të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi.

Por, akoma nuk është bërë e ditur për cilën vepër penale dhe në ç’cilësi Ahmeti do duhet të japë dëshminë e tij. Ditën kur kreu i BDI-së do të merret në pyetje nga ekipi Katica Janevës, në Shkup do të qëndrojë për vizitë zëvendësi i sekretarit amerikan për Evropë dhe Azi i SHBA-ve Hoyt Yee, pikërisht për t’u informuar për funksionimin e Prokurorisë Speciale dhe obligimet e papërmbushura nga Marrëveshja politike./ Gazeta FAKTI

Share: